Muri kundër murit. Kështu e përshkruan media ndërkombëtare fundin e negociatave mes SHBA dhe Iranit që dështuan në arritjen e një marrëveshjeje për paqe. Bisedimet vazhduan për 21 orë pa ndërprerje, por pozicionet mes palëve janë ende shumë larg. Të paktën tre çështje kryesore kanë penguar një marrëveshje. Rihapja e Ngushticës së Hormuzit, uraniumi i pasuruar, shumë i nevojshëm për programin bërthamor të Teheranit dhe kërkesa e Iranit për të zhbllokuar afërsisht 27 miliardë dollarë asete të ngrira jashtë vendit. Këto ishin pikat që penguan negociatat midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara, sipas asaj që raporton “New York Times”