Top Channel/ Prapaskenat e lëvizjes së Trump, takimi me Zelenskyn tek telefonata Putin
14/07/2025 21:50

Në një ndryshim të rëndësishëm në qëndrimin e tij ndaj luftës në Ukrainë, presidenti i SHBA-së Donald Trump duket i gatshëm të vazhdojë mbështetjen për ukrainasit, pasi dërgoi sistemet anti-raketore Patriot në Kiev. Sipas Axios, ai pritet të njoftojë një plan të ri për t’i siguruar Ukrainës armë “ofensive” , ndërsa deri vonë ai ishte në favor të dërgimit vetëm të armëve mbrojtëse në mënyrë që të shmangej përshkallëzimi i konfliktit. Sipas burimeve të cituara nga faqja amerikane, propozimi drejtuar Trump u paraqit nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky gjatë takimit të tyre në samitin e NATO-s dy javë më parë. Zyrtarët amerikanë dhe ukrainas thanë për takimin se ishte “më i miri i tyre deri më tani”. “Zelensky dukej të ishte një person normal, që nuk fliste budallallëqe, dhe ishte veshur si një përfaqësues i një vendi që duhet të jetë në NATO (presidenti ukrainas veshi një kostum në samit). Ai gjithashtu kishte me vete një grup njerëzish që nuk dukeshin të çmendur. Kështu që biseda ishte e mirë”, tha një zyrtar amerikan. Sipas Axios, telefonata që Trump pati me Putinin më 3 korrik ishte gjithashtu vendimtare. Në këtë telefonatë, presidenti rus u duk i ngurruar të bënte një hap drejt një armëpushimi, duke përcjellë, përkundrazi, vendimin e Moskës për të përshkallëzuar sulmet ndaj Kievit dhe qyteteve të tjera ukrainase. Putin më pas i tha homologut të tij amerikan se në 60 ditët e ardhshme Rusia do të bënte një përpjekje të re për të pushtuar zonat deri në kufijtë administrativë të Ukrainës në të cilat Moska nuk ka prani. “Ai dëshiron t’i marrë të gjitha”, thuhet se i tha Trump presidentit Francez Emmanuel Macron pas telefonatës me Putinin, sipas një burimi të cituar nga Axios. “Në ditët që pasuan, plani për të dërguar këto armë u shndërrua nga një ide në diçka më konkrete”, përfundoi Axios.

Top News- SHBA ul në negociata Izraelin e Libanin, palët armëpushim para Trumpit
09/04 23:00
Top News- Kush po e drejton Iranin? Teherani jep detaje për shëndetin e Mojtaba Khamenei
09/04 22:45
Top Channel/ Kushte të reja për Ngushticën e Hormuzit, Irani: Kalojnë vetëm 15 anije
09/04 22:35
Top News- Rusia operacion sekret nëndetësesh në ujërat britanike, dështon misioni i Putinit
09/04 22:30
Top News- “Paqe, por nëse çarmatoset Hezbollah”, Netanyahu nuk ndal sulmet por nis bisedimet
09/04 22:15
Top News- Trump përplaset sërish me Europën: Dërgoni anijet luftarake të hapin Hormuzin
09/04 22:00
Top Channel/ Tërhiqet Netanyahu, urdhëron nisjen e bisedimeve pas telefonatës së Trump
09/04 20:05
Top Channel/ Nga Hormuzi, tek armët bërthamore! 4 çështjet që mbajnë “peng” armëpushimin
09/04 20:03
Top Channel/ “Si i shkruar me ChatGPT”, JD Vance: “Propozimi i parë iranian i paqes, i cuditshëm”!
09/04 15:08
Top Channel/ Udhëtimet në BE, çfarë ndodh nga 10 prilli me sistemin e hyrje-daljeve EES!
09/04 15:05
Top Channel/ Nga Melania te Trump, Berisha bën “scroll” nga Kuvendi lajmet e Daily Mail
09/04 14:49
Top News- Serbia financon spiunët rusë / 2 mln euro nga buxheti për qendrën e maskuar humanitare
09/04 13:19
Top News- Turqia çon në gjykatë shoqatat LGBT/ Akuza për veprime të turpshme dhe cenim të familjes
09/04 12:48
Top News – Publikohet harta e minave në Hormuz/ Irani, 2 milion dollarë ‘taksë’ çisternave për kalim
09/04 12:47
Top News – Qeni çoban i Ballkanit… / ‘I krijuar në mal…’ por e sheh të ardhmen përtej tij
09/04 12:47
Top News – ‘Kthen në hi çdo objektiv…’ / Koreja e Veriut, raketa balistike me bomba thërrmuese
09/04 12:46
Top Channel/ Sërish viktima në La Mansh: Katër emigrantë vdesin gjatë kalimit me gomone!
09/04 12:06
Top News – Orë vendimtare për Viktor Orban / Trump mund të humbasë mikun më të mirë në Evropë
09/04 11:41
Top Channel/ Izraeli: S’ka paqe me Hezbollah, qeveria e izraelit vijon sulmet në Liban
09/04 11:38
Top Channel/ Trump “kërcënon” NATO-n, WSJ: Do të tërheqë trupat nga vendet që nuk e ndihmuan!
09/04 11:36