Nga Shangai në Pekin, protestat kanë shpërthyer në të gjithë Kinën në një shfaqje të rrallë kundërshtie ndaj Partisë Komuniste në pushtet, të shkaktuar nga zemërimi për politikën gjithnjë e më të kushtueshme të vendit për të pasur zero raste me Covid. me mijëra protestues kanë bërë thirrje për largimin e liderit kinez Xi Jinping, i cili për gati tre vjet ka mbikëqyrur një strategji të testimit masiv, bllokimeve të forcës brutale, karantinës së detyrueshme dhe gjurmimit dixhital . shumë prej tyre kërkonin liri dhe demokraci si pasojë Policia në Shangai ka arrestuar të paktën dy persona , ndërsa një varg i gjatë me barriera është vendosur gjithashtu përgjatë rrugës ku ishin mbledhur demonstruesit.