Policia izraelite ka mësyrë dje brenda dy xhamive palestineze në Jerusalem duke qëlluar me plumba gome dhe granata zhurmuese për të shpërndarë besimtarët. Zhvillimi erdhi pas protestave për dëbimet e mundshme të palestinezëve nga zonat e kolonive të reja izraelite. Thirrje për qetësi u drejtuan dhe nga Shtetet e Bashkuara dhe OKB, ndërsa Bashkimi Evropian dhe Jordania shprehen alarm për mundësinë e dëbimit të palestinezëve.