Një aksion policor është duke u zhvilluar në këto momente në Elbasan. Mësohet se me ndihmën e ekspertëve spanjollë, policia po kryen kontrolle në ambientet e një call-centeri. Paraprakisht dyshohet se kontrollet ne ambientet e call center po bëhen pas informacioneve për lëndë narkotike brenda në godinë.