Top Channel/ Polici nxjerr pilotin nga avioni i rrëzuar disa sekonda para se të goditet nga treni
10/01/2022 21:56

Oficerët e policisë kanë arritur të nxjerrin një pilot të plagosur nga avioni i rrëzuar vetëm disa sekonda para se të goditej nga treni i shpejtësisë. Pamjet dramatike nga kamerat trupore të policisë, tregonin momentet kur policët shpëtojnë burrin nga vdekja e sigurtë në Los Angeles. Disa oficerë shihen që përpiqen të çlirojnë pilotin nga kabina e shkatërruar, i cili është i plagosur dhe i përgjakur në rroba e fytyrë. Avioni i tij është rrëzuar mbi binarët hekurudhorë dhe grupi arrijnë të largohen vetëm pak sekonda para shfaqjes së trenit. Pas përplasjes copa të avionit shpërndahen kudo teksa treni e shkatërron duke kaluar me të gjithë shpejtësinë e duke i rënë sirenës. Avioni besohet se ishte rrezuar pak pas ngritjes për arsye të humbjes së fuqisë së motorëve. “Avioni kishte kryer një ngritje të dështuar dhe kishte rënë në një binarët e një kryeqëzimi të populluar”, tha polici Luis Jimenez, i cili regjistroi videon. Piloti u trajtua më pas për plagë të lehta dhe ishte në gjendje të stabilizuar, ndërsa asnjë nga pasagjerët e trenit kalifornian nuk ishte plagosur. Autoritetet thanë se oficerët kishin treguar trimëri dhe mendim të shpejtë duke shpëtuar jetën e pilotit.

Top News – Rrezik nga blerjet në Temu dhe Shein. Shqetësim produktet për fëmijë dhe kozmetika
20/07 20:13
Top Channel/ Netanyahu helmohet, zyra e kryeministrit jep detaje për gjendjen e tij shëndetësore
20/07 19:33
Top Channel/ Pas presionit për sanksione të reja, Irani gati për bisedime bërthamore
20/07 14:59
Top News – Bisedime bërthamore me Evropën / Irani sfidon SHBA-në, takim javën e ardhshme
20/07 14:50
Top News – Ndalen fluturimet, mbyllen shkollat…Tajfuni i frikshëm po vjen, alarmi për stuhi
20/07 14:50
Top News – Urdhëron palestinezët ‘të zbrazin’ Gazën / Izraeli përgatit ofensivë të re
20/07 14:49
Top News – Çmimi i duhanit në stratosferë / 12 euro një paketë, BE propozon taksa të larta
20/07 14:47
Top News – Fundoset anija me turistë / Dhjetëra viktima pas tragjedisë, disa të zhdukur
20/07 14:47
Top News – 2 mijë dronë mbi Ukrainë në një natë/Paralajmëron gjenerali gjerman: Rusia ‘rëndon’ dorën
20/07 14:43
Top News – Putin, gati të flasë për paqen / Kremlini ‘konfirmon’: …por dëshiron të arrijë qëllimet
20/07 14:39
Top News – Murgj që sillen keq…Skandali s*ksual trondit besimtarët budistë në Tajlandë
20/07 12:28
Top News – Nis ndërtimin e mega-digës në Tibet / Mahnit Kina, projekti më i madh në botë
20/07 12:27
Top News – Tërmet masiv, paralajmërim për cunami/Rusia ‘shkundet’ me 7.4 ballë, rrezik kaosi të madh
20/07 12:26
Top News – Pa gjumë në Kiev, shi bombash…Kryeqyteti ukrainas nën sulmet ruse çdo natë
20/07 12:25
Top Channel/ BE, alarm për “Shein” dhe “Temu”! Shqetësimin për nivelin e toksicitetit të produkteve
20/07 12:20
Top Channel/ Sherr për çadrat, tre të arrestuar në Ksamil! Shkak hapësirat në bregdet
20/07 12:05
Top News – Makina godet turmën, 30 të plagosur / Tmerr jashtë klubit të natës, nuk dihet motivi
20/07 12:03
Top News – Tërbim mbi Moskë, Ukraina sulmon / Mbyllen aeroportet, qindra dronë gjatë natës
20/07 11:51
Top News – ‘Qetësi’ në Siri, tërhiqen beduinët/Nuk kishte të shtëna këtë mëngjes, qeveria ‘në këmbë’
20/07 11:51
Top Channel/ Britania zbulon 18 spiunë rusë, ministri i jashtëm: Në shënjestër…
20/07 11:50