Në prag të sezonit të ri turistik në Pogradec është ndërmarrë një aksion i madh pastrimi. Pjesë e tij ishin ndërmarrje në varësi të bashkisë Pogradec, kompani private si dhe nxënës të shkollave të qytetit. Aksioni ka nisur që në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës, si pjesa prezantuese hyrëse për turistët e huaj, ka vijuar përgjatë gjithë aksit nacional Qafë Thanë Pogradec si dhe në bregun e liqenit të qytetit.