Top Channel/ Po rinovonin shtëpinë, TCH sjell pamjet nga shpërthimi në Grabovë të Përmetit
03/06/2026 17:41

Një ngjarje e rëndë u raportua ditën e sotme në fshatin Grabovë të Permetit, ku dy persona mbetën të dëmtuar për shkak të shpërthimit të një mjeti, që dyshohet të jetë një bombë e vjetër. Personat, të dy punëtorë, ishin duke bërë riparime në një shtëpi të vjetër në fshatin Grabovë, kur ka ndodhur eksplodimi. Të dëmtuar nga ky shpërthim, sipas të dhënave të para policore kanë mbetur dy punëtorët, që janë dërguar me urgjencë në spital. Të plagosurit janë Mustafa Koçi, 53 vjeç, ku sipas raportimeve të spitalit ai ka dëmtim të lehtë në dorë (djegie) dhe Ervis Bregu, rreth 38 vjeç në gjendje të rëndë. Arma dyshohet se i përket Luftës së Dytë Botërore. Koço Zyba, 68 vjeç, është pronari i shtëpisë. “Rreth orës 13:00, janë dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Përmetit shtetasit E. B., 38 vjeç, dhe M. K., 53 vjeç, të dy banues në Përmet. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ata janë dëmtuar aksidentalisht nga shpërthimi i një lënde plasëse të mbetur nga periudha të mëparshme (dyshohet bombë e vjetër), gjatë kryerjes së punimeve në murin e një banese të vjetër në fshatin Grabovë, Përmet. Të dëmtuarit janë transportuar për mjekim të specializuar në Spitalin Rajonal Gjirokastër dhe ndodhen në kujdesin e mjekëve”, njofton policia. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.

Top News – Rama: Zgjatet orari i shkollës. ‘Konsultime për kufizimin e rrjeteve sociale për fëmijët’
30/10 21:10
Top News – Bilanci i protestave të dhunshme. Demo: U lënduan 347 persona, autorët para ligjit
30/10 20:10
Top Channel/ Bllokohet Lotaria Amerikane, Gjykata e Apelit në SHBA pezullon regjistrimet
30/10 19:55
Top Channel/ Protesta për Arlinda Zekajn, përplasje me policinë në Prishtinë e Pejë
30/10 19:52
Top Channel/ Shqiptarët votojnë më 9 maj, Begaj dekreton datën e zgjedhjeve lokale
30/10 19:48
Top Channel/ Avokatët i japin fund bojkotit, Haxhia: 250 mln lekë gjoba, ndjekim rrugën ligjore
30/10 19:46
Top Channel/ Rama zbulon masat për fëmijët: Shkollë deri në 17:00. Kufizim rrjeteve sociale
30/10 19:45
Top Channel/ Zyrtarë e biznesmenë! Kush janë 31 të pandehurit e dosjes “Balluku” (EMRAT)
30/10 19:43
Top News – Merr fund bojkoti i avokatëve. Haxhia- Nga e hëna rikthehemi në gjyqe
30/10 18:56
Top Channel/ Lufta kundër kancerit të gjirit/ Ngjyra rozë ‘pushton’ pallatin e sportit në Durrës
30/10 18:44
Top Channel/ Rama: Bonusin e bebeve do ta transformojmë në një mbështetje të përmuajshme
30/10 18:07
Top Channel/’Rrjetet sociale kanë stimuluar një vetmi të natyrës së rrezikshme’,Rama: Kam mesazhe…
30/10 18:06
Top Channel/ ‘Ata fëmijë kanë nevojë për ndihmë’, Rama flet për dhunën në protestë: Ti kthejmë…
30/10 18:01
Top Channel/ Protestat në Tiranë, ministri i Brendshëm dhe drejtori i policisë konferencë për shtyp
30/10 16:44
Top Channel/ Hita thirrje Prokurorisë dhe Gjykatës: Përgjegjësit për dhunën të përballen me ligjin
30/10 16:41
Top Channel/ Hita apel prindërve: Kujdes me fëmijët dhe shmangni personat e dhunshëm pranë…
30/10 16:24
Top Channel/ ‘Përgjegjësi penale për organizatorët’, Demo: Nëse ka dhunë ndaj biznesit apo…
30/10 16:23
Top Channel/ Demo konferencë për shtyp:Garantojmë të drejtën për të protestuar, 269 të mitur janë…
30/10 16:16
Top News – Presidenti Bajram Begaj dekreton datën. Zgjedhjet vendore do të mbahen në datën 9 maj
30/10 15:40
Top Channel/ Papa Leoni XIV pret ipeshkvijtë. Përfaqësuesit e Kishës Katolike paraqesin sfidat
30/10 15:39