“Do të përpiqemi të relaksohemi sa më shumë që të jetë e mundur”; teksa në lindje të Ukrainës luftohet egërsisht me pushtuesit rusë, shumë banorë të Kievit tentojne t`i rikthehen normalitetit, duke përfshirë këtu edhe pushimet verore. Kjo periudhë e vitit, e gjente zakonisht Ivan Sukhanov dhe familjen e tij në brigjet e Detit të Zi. Këtë vit, nuk do të shkojnë më larg se brigjet e lumit Dnjepër, por pa pushime nuk do të mbeten.