Top Channel/ Plasin armët në Fier, dy familje i rikthehen sherrit të vjetër
09/04/2025 19:51

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme pranë mbikalimit të fshatit Dërmënas, në Fier. Hysen dhe Suzana Mërnica, nënë e bir, kanë qenë duke udhëtuar me një motomjet, kur në rrethana ende të paqarta, është plagosur shtetasja Suzana Mërnica. Ajo është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit për të marrë ndihmën mjekësore të nevojshme. Sipas burimeve nga Policia e Fierit, në vendin e ngjarjes janë gjetur shtatë gëzhoja që i përkasin dy armëve të ndryshme, dhe dyshohet se mund të ketë pasur një shkëmbim zjarri midis palëve të përfshira. Nga hetimet paraprake, dyshohet se autorët e dyshuar janë shtetasit Ali Çimili, 66 vjeç, dhe Afrim Çimili, 23 vjeç, banues në Dërmënas (babë e bir), të cilët aktualisht janë shpallur në kërkim. Po të njëjtat burime bëjnë me dije se midis palëve ka pasur një konflikt të mëparshëm, i cili ka agravuar në mesditën e sotme. Policia ka ngritur menjëherë pika kontrolli në hyrje daljet e qytetit të Fierit dhe në akset Fier-Vlorë dhe Fier-Lushnjë. Gjithashtu, shërbimet e Policisë po vijojnë krehjen e zonës për të lokalizuar dhe kapur autorët. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e prokurorit, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave, si dhe për mbledhjen e çdo prove që do të ndihmojë në hetim dhe kapjen e autorëve.

Top Channel/ Protestuesit shembin gardhin metalik pranë Kuvendit, përballen me efektivët e FNSH
22/10 12:51
Top Channel/ Pedagogët ngrihen në protestë, bojkot mësimit, kërkesa te shkallët e Politeknikut
22/10 12:49
Top Channel/ ‘Blindohet’ Kuvendi, efektivët rrethojnë selinë e Parlamentit
22/10 12:49
Top Channel/ Policia rrethon parlamentin, pak protestues paqësorë nuk ka incidente jashtë Kuvendit
22/10 12:48
Top Channel/ Mblidhet parlamenti, Seanca e kaluar u shty për shkak të protestave të dhunshme
22/10 12:48
Top Channel/ Nis protesta e pedagogëve, vendosin të marshojnë drejt parlamentit
22/10 12:36
Top News – I mori flakë makina/Gjirokastër, ndërron jetë 37 vjeçari, pësoi djegie të rënda
22/10 12:31
Top Channel/ Vlora zgjohet nën ujë, Reshjet përmbytin rrugët, qytetarët akuzojnë kanalizimet
22/10 12:29
Top Channel/ Makina “fluturon” në kanal në Lushnje, kapërcen barrierat dhe bie 5 metra poshtë
22/10 12:29
Top Channel/ Digjet makina, ndodhi në aksin Kardhiq-Delvinë, 37-vjeçari humb jetën pas djegieve
22/10 12:25
Top News – Këlliçi nga foltorja: Edi Rama të dorëhiqet menjëherë! Parlamenti të shpërndahet
22/10 12:22
Top Channel/Bojkoti shtrihet në Shkodër, pedagogët lënë mësimin, në universitetet e tjera normalitet
22/10 12:15
Top Channel/ Pedagogët në protestë/ Lexojnë një deklaratë në shkallët e universitetit politeknik
22/10 12:11
Top Channel/ Aksident në Barbullinjë të Lushnjës, autobusi përplaset me BMW, përfundon në murin e…
22/10 12:03
Top News – 20 minuta shi përmbytin Vlorën. Bllokohen rrugët, uji arrin deri në 40 centimetra
22/10 11:47
Top Channel/ Peshëngritësi Erkand Qerimaj në SPAK
22/10 11:41
Top News – Rama në Budva për Procesin e Berlinit: Jam i lumtur këtu
22/10 11:30
Top News – Rama nxjerr ‘karrige’ betoni. Ftesa e tretë për dialog me studentët dhe pedagogët
22/10 11:25
Top Channel/Protesta e Studentëve, protestuesit mblidhen pranë Kuvendit, nisin…
22/10 11:18
Top News – Makina fluturon dhe përfundon në kanal/ Lushnje, shpëton çifti i bashkëshortëve
22/10 10:42