Më parë zhurma ishte e papushueshme, por nga java në javë fermat e bananeve në Ekuador po bëhen më të heshtura. Pellgjet ku laheshin tufat tani janë mbushur me larva, teksa vendi eksportues më i madh në botë i babaneve ndjen efektet e luftës. Konflikti ka ngadalësuar ndjeshëm prodhimin në El Triunfo, qyteza e portit kryesor të Ekuadorit. Një prej kultivuesve ankohet se ka vetëm fruta për të mbushur gjashtë konteinerë. Eksporti i babaneve ka qenë 21% e eksporteve të Ekuadorit dhe rreth 698 milionë dollarë në vit, por prej sanksioneve Rusia ka ndaluar marrjen e dërgesave. Situata ka thelluar krizën e sektorit që edhe më parë përballej me çmime të ulëta blerjeje nga kompanitë.