Top Channel/ Plagoset 16-vjeçari në Korçë, zbardhet dëshmia: Më sulmuan në grup…
12/11/2024 18:45

Detaje të reja nga plagosja e 16 vjeçarit në Korçë, zbardhet dëshmia në polici. “Sa dola nga shkolla dhe do ikja në shtëpi. Më vijnë me makinë tre persona, të cilët po hidhnin fjalë fyese e më pas dy prej tyre dolën dhe më sulmuan. Ishte Rei që nxori thikën dhe unë u mundova të mbrohesha por arriti të më dëmtonte në fytyrë. Në atë moment, ata hipën në makinë dhe u larguan menjëherë kurse unë shkova në marketi afër shkollës dhe kërkova ndihmë.” Nga ana tjetër, jashtë kamerave kanë folur edhe dëshmitarë të ngjarjes të cilët kanë treguar detaje. “Sapo kishte mbaruar mësimi, kur erdhi një nxënës që po mbante dorën në fytyrë por gjaku vazhdonte t’i rridhte. Na kërkoi kartopeceta dhe u ul tek trotuari. I dhamë ujë për ta qetësuar dhe brenda pak minutash ambulanca e mori. Një kalimtare e rastësishme kishte parë targën e makinës së autorëve dhe ja dha policisë. Dëgjuam nga nxënësit e tjerë që konflikti kishte ndodhur kot, pa asnjë motiv.” Sakaq policia ka kapur edhe dy autorët e tjerë të ngjarjes. Sipas të dhënave të konfirmuara në polici, mësohet se personi që e ka plagosur me thikë 16 vjeçarin është Rei Islami. Islami është një emër i njohur për policinë e Korçës pasi edhe me herët është përfshirë në të tilla ngjarje, duke u dënuar për plagosje e duke vuajtur dënimin në burgun e Drenovës, ku ka dalë rreth 1 vit më parë. Tre të rinjtë i kanë dalë para adoleshentit në fillim të rrugës së gjimnazit, pasi ky i fundit ka dalë nga mësimi dhe e kanë sulmuar.

Top Channel/ “Rama të dorëhiqet” debat Bylykbashi Manja te “Ligjet”: Mos strehoni dhunuesit në seli
27/10 12:26
Top Channel/ Vrasësi i Arlinda Zekajt në arrati, në shtëpinë e tij gjenden armë
27/10 12:25
Top Channel/ Denoncimi i Vokshit: Balluku me 1.2 miliardë euro, 300 shtëpi mbrohet nga votat tuaja
27/10 12:17
Top Channel/ Bojkoti bllokon gjyqet në GJKKO, Rreth 500 procese gjyqësore kanë dështuar
27/10 12:15
Top News – Ulet tatimi mbi rrogat. Drafti, 13 për qind për pagat deri në 300 mijë lekë
27/10 11:31
Top News – Tatimi i dividentit rikthehet në 15 për qind. Paketa fiskale, rritet edhe tatim-fitimi
27/10 11:19
Top News – Mbi 17 mijë biznese të reja në skemën e TVSH. Qeveria ul pragun për regjistrimin
27/10 11:07
Top Channel/ 1853 fishekzjarre sekuestrohen nga Policia e Tiranës, arrestohet 51 vjeçari
27/10 10:52
Top Channel/ “Ligji për Bankën e Shqipërisë duhet të ndryshojë” Yzeiraj: Të ruhet vlera e parasë
27/10 10:02
Top News – Reduktim të TVSH për ushqimet, drafti i qeverisë, taksa ulet nga 20 në 6 për qind
27/10 10:02
Top Channel/ Aksident në Fier, makina përplas këmbësoren, dërgohet me ambulancë në spital
27/10 09:10
Top News- “Shikoni çfarë vithe të mira”, Trump nuk përmbahet, komenton Nicki Minaj gjatë tubimit
26/10 23:15
Top News- Një kardiolog në krye të Listës Studentore, kush pritet të drejtojë qeverinë e re në Serbi
26/10 23:15
Top News- Zjarr e tym i zi, rrafshohet qyteti rus nga dronët ukraians/ Zelensky nis hakmarrjen
26/10 23:15
Top Channel/ KLSH zbulon kaosin me urbanët dhe kamerat në Tiranë: Nuk funksionojnë
26/10 23:07
Top Channel/ Tkurren numrat në shesh, pak njerëz në protestë, djegin fotot e Ramës me Vuçiç
26/10 23:01
Top Channel/ Rama i prerë për “Kathimerini: S’jap dorëheqjen (Zbulohen planin në buxhetin 2027)
26/10 22:50
Top News – 14 ditë protestë në Tiranë! Tubim pa përplasje, protestuesit: Rama të dorëhiqet!
26/10 21:55
Top News- “Nuk largohem”, Rama për Kathimerinin: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me molotov
26/10 21:53
Top Channel/ Protestë paqësore në ditën e 14-të në Tiranë, protestuesit marshojnë…
26/10 21:42