Në qytetin e Gjirokastrës në fundjavë eshtë çelur ekspozita e piktorit të mirënjohur gjirokastrit Pëllumb Puci. Ekspozita e vendosur në mjediset e kalasë së qytetit prezanton tablo nga krijimtaria artistike në vite e këtij piktori.Tërheqëse për artdashësit janë peizazhet, portretet, natyrat e qeta të pikturuara plot finesë dhe talent. Krahas vlerave artistike që përcjell ekspozita është një kontribut me vlerë për promovimin e Gjirokastrës së gurtë.Në këtë sezon vjeshte në Gjirokastër po organizohet një kalendar i pasur aktivitetesh kulturore, të cilat gjallërojnë qytetin e gurtë dhe tërheqin turistët.