Kompania farmaceutike Pfizer njoftoi nisjen e provave klinike në shkallë të gjerë të një ilaçi që shërben për të shmangur COVID-19-ën tek ata që janë të ekspozuar ndaj virusit. Provat për antibiotikun do të përfshijnë 2,660 pjesëmarrës të rritur të shëndetshëm që jetojnë në të njëjtën familje me dikë që është i infektuar me COVID-19.