Top Channel/ Pfizer për covid, do bëhet si gripi – vaksinim përvit
16/04/2021 12:21

Udhëheqësi i gjigantit farmaceutik amerikan, Pfizer, tha se “ka gjasa” që njerëzve do t’iu duhet edhe një dozë shtesë e vaksinës kundër koronavirusit, brenda 12 muajsh nga vaksinimi i plotë. Albert Bourla po ashtu tha se është e mundshme që njerëzit të kenë nevojë për vaksinim vjetor kundër koronavirusit, njësoj si kundër gripit stinor. Pfizer e krijoi vaksinën kundër koronavirusit në bashkëpunim me kompaninë gjermane BioNTech. Vaksina thuhet se është 91 për qind efektive në mbrojtjen kundër koronavirusit dhe ajo duhet të jepet në dy doza, me një diferencë kohore prej tri javësh. Vaksina, tani për tani, duhet të ruhet në temperatura ultra të ftohta: -70 gradë Celsius. Bourla tha se kompania e tij po punon në një formulë të re, që do të mundësonte ruajtjen e vaksinës për katër deri në gjashtë muaj në një temperaturë normale. Në muajin shkurt, Pfizer dhe BioNTech kanë thënë se janë duke testuar dozën e tretë të vaksinës së tyre, për të kuptuar më mirë përgjigjen imunitare kundër varianteve të reja dhe më ngjitëse të koronavirusit. Sipas Universitetit Johns Hopkins, që gjurmon të dhënat për pandeminë, koronavirusi ka prekur mbi 138 milionë njerëz në të gjithë botën. Prej tyre, mbi 2.9 milionë kanë humbur jetën dhe mbi 79 milionë janë shëruar. Aktualisht janë duke u përdorur disa vaksina për imunizim - në mesin e tyre: Pfizer/BioNTech, Moderna, AstraZeneca - që të gjitha të zhvilluara në Perëndim, pastaj Sputnik V e krijuar në Rusi, Sinopharm e Kinës e të tjera.

Top Channel/ BBC: Si po mbulohen me turp ushtarët e Ukrainës që vdiqën në “mënyrën e gabuar”!
19/12 12:57
Top News – Trump mbyll Lotarinë amerikane / Pas të shtënave në universitet ku u vranë dy persona
19/12 12:15
Top Channel/ Dorëzohet TikTok: Pranon shitjen e aseteve në SHBA për të shmangur ndalimin!
19/12 12:02
Top Channel/ Mbyllet lotaria amerikane: Trump e pezullon prej të shtënave në Brown University!
19/12 12:01
Top Channel/ BE, 90 miliardë euro për Ukrainën, Zelensky falenderues- Por s`ka ujdi për asetet ruse!
19/12 11:54
Top News – TikTok shmang ndalimin në SHBA / Marrëveshje me investitorë amerikanë dhe globalë
19/12 11:37
Top News – Dubai nën ujë, të gjithë në shtëpi / Shi i dendur në shkretëtirë, paralajmërohen banorët
19/12 11:29
Top News – ‘Ne jemi fantazma…!’ Punëtorët emigrantë të natës në Britaninë e Madhe
19/12 11:23
Top News – Trump ‘bekon’ kanabisin / Zgjeron aksesin, ndryshim i madh në politikën e drogës
19/12 11:21
Top News – Australia do riblejë armët / Sulmi në plazhin Bondi, qeveria shpall skemën e re
19/12 11:21
Top News- Putin frikëson BE, nuk preken asetet e ngrira ruse
19/12 09:49
Top News- Helmoi qëllimisht 30 pacientë, e pëson ‘Doktor Vdekja’ që hiqej si shpëtimtar
18/12 23:00
Top News- Fermerët i vënë flakën Brukselit/ Protesta masive, ‘jo marrëveshjes me Amerikën e Jugut’
18/12 22:59
Top News- Raketat Oreshnik në Bjellorusi, Rusia zhvendos armët bërthamore drejt kufirit europian
18/12 22:53
Top News- Fermerët e blegtorët gati “të rrahin” sërish policinë, përshkallëzojnë protestat në Greqi
18/12 22:50
Top Channel/ Lufta në Ukrainë, bisedime të reja SHBA-Rusi në Miami këtë fundjavë
18/12 22:03
Top Channel/ Helmoi qëllimisht 30 pacientët e tij, mjeku anestezist dënohet me burgim të përjetshëm
18/12 22:02
Top Channel/ Kriza e fondeve në Ukrainë, Zelensky paralajmëron udhëheqësit e BE-së: Miratoni kredinë
18/12 22:01
Top Channel/ Protesta në Bruksel, kaos para Parlamentit Europian, fermerët ndezin zjarre e…
18/12 22:00
Top News- Greqia krijon marinën më të fortë në histori, fregata ‘Kimon’ ndryshon Egjeun
18/12 21:03
DIGITALB DIGITALB