Një mbrëmje artistike me mesazhe falënderimi dhe mbështetje për “Motrat e Dashurisë Shën Xhovana Antida” u zhvillua në Rubik, ku qindra banorë, artistë dhe intelektualë u bashkuan për të vlerësuar kontributin e tyre ndër vite në shërbim të komunitetit. Prej më shumë se dy dekadash, murgeshat katolike kanë ndihmuar familje dhe persona në nevojë, duke u kthyer në një pikë referimi për jetën sociale dhe shpirtërore të zonës.