Protestuesit janë zhvendosur në trotuarin përballë Ministrisë së Arsimit, ku kanë shkulur kangjellat dhe i kanë shpërndarë ato në mes të rrugës së Durrësit. Gjatë protestës, ata kanë shkulur gjithashtu tabelat e qarkullimit rrugor, të cilat po tentojnë t’i vendosin në derën e ministrisë.