Serat me domate të fermerëve në Berat dhe Fier këtë vit do të prodhojnë më pak domate. Fermerët thonë se cilësia e dobët e fidanit kësaj herë prodhimin shqiptar do ta mbaj larg eksportit. Kokrrat e domates kalben para procesit të pjekjes. Për të shpëtuar prodhimin eksperti i mbrotjes së bimëve Ejup Cota, thotë se cdo farë apo fidan që del në treg duhet të pajiset me një certifikat që të garanton cilësinë dhe origjinën.