Aksidenti i fundit hekurudhor që trondit Indinë ka një bilanc tragjik: mbi 260 të vdekur e me qindra të plagosur raporton BBC pas përplasjes së tre trenave në rajonin lindor të Odishas. Një tren pasagjerësh doli nga shinat e kaloi në binarët e linjës tjetër, ku u godit nga një tren i dytë që ishte duke mbërritur në stacion. Aty pranë sakaq, ndodhej dhe një tren mallrash.