Top Channel/ Përndjekjet, 28 denoncime në Durrës/ Në një vit policia ka arrestuar 14 persona
14/09/2024 19:46

Fenomeni i përndjekjes po kthehet në një alarm të fortë social, ndërsa gjithnjë e më shumë gra dhe vajza vendosin të thyejnë heshtjen dhe të denoncojnë përndjekësit. Ditët e fundit policia arrestoi, në Durrës dhe Kurbin, dy persona të cilëve iu gjetën dhe armë zjarri në banesa, duke nxjerrë në pah rrezikun me të cilin përballen viktimat në jetën reale, përfshirë dhe përndjekjen në rrjetet sociale. Të shtunën, gjykata e Durrësit caktoi masën "arrest me burg" për një 47-vjeçar, që u arrestua pasi prej muajsh përndiqte një 29-vjeçare vetëm pse ajo vendosi t'i jepte fund lidhjes intime që kishte me të. Po ashtu, në Kurbin, një 33-vjeçar u arrestua për përndjekjen e një të reje nga Durrësi përmes rrjeteve sociale. Përndjekja përbën vepër penale që dënohet me burg, pasi pasojat psikologjike për të mbijetuarat janë të rënda. Gjatë dy viteve të fundit në Durrës janë regjistruar 28 denoncime me 29 autorë, nga të cilat 18 denoncime vetëm këtë vit. Mekanizmi referues dhe qendrat që ofrojnë shërbime për të dëmtuarat ekzistojnë, por ende pak prej tyre kërkojnë ndihmën e specialistëve. Këtë vit, policia ka prangosur 14 persona dhe ka shpallur në kërkim 3 të tjerë të akuzuar për përndjekje, po ndalimi dhe dënimi i fajtorëve nuk mjafton, sipas specialistëve që këmbëngulin tek domosdoshmëria e mbështetjes psikologjike për të dëmtuarat.

Top Channel/ Durrës, një 37-vjeçar dhunon prindërit dhe i bën për spital
06/11 23:27
Top Channel/ Greqi, arrestohet vrasësi shqiptar me tre emra
06/11 23:14
Top News- Protestat nuk ndalen në Tiranë! Çfarë ndodhi në tubimin tek Kryeministria
06/11 22:33
Top News- Godet babain e nënën e moshuar pa mëshirë/ E rëndë në Durrës, pranga autorit
06/11 22:32
Top News-Shpallja ‘Non Grata’ dhe përplasjet me ambasadorin Donald Lu.Adriatik Llalla thyen heshtjen
06/11 21:46
Top News- Rishfaqet Adriatik Llalla! ‘Dosja ime ishte e paragjykuar, u dha dënim më i ashpër’
06/11 21:45
Top Channel/ Plagoset me dy plumba në bark shqiptari në Athinë, transportohet në spital
06/11 21:31
Top Channel/ E rëndë në Durrës/ Djali dhunon prindërit e moshuar, i ati transportohet drejt Traumës
06/11 21:22
Top Channel/ Rregulla të reja për monumentet, qeveria ndryshon ligjin
06/11 20:12
Top Channel/ Shtatë nxënëse në Selenicë denoncojnë mësuesin: Na ngacmoi seksualisht
06/11 19:49
Top Channel/ Kokaina në Frakull, spak kërkon konsfiskimin e 2 milionë eurove pasuri
06/11 19:46
Top Channel/ Veliaj reagon me video me AI nga paraburgimi: Më internoni në Hënë!
06/11 19:43
Top News- Vdes elektriçisti në Selenicë! Tjetër ngjarje e rëndë! 9 punonjës kanë humbur jetën
06/11 19:40
Top Channel/ Nga protesta drejt listës studentore, të rinjtë synojnë krijimin e një partie
06/11 19:32
Top News – ‘E sulmoi ariu, erdhi në banesë i gjakosur’/ Nënë e bir mohojnë akuzat
06/11 18:50
Top News – Arrestohet mësuesi në Selenicë. Disa nxënëse e kallëzuan për ngacmim seksual
06/11 18:48
Top Channel/ Nëna e njërës prej vajzave që akuzuan mësuesin në Selenicë: Kishte prekur fizikisht…
06/11 18:11
Top News – Wizz Air zgjeron praninë në Shqipëri/ Shton avionin e 15-të, shkon në 9 milionë ulëse
06/11 17:41
Top News – Veliaj firmos 15 projekte, mesazh me ‘IA’: Vazhdoj punën dhe në hënë të më internojnë
06/11 17:07
Top News – Pronari u dënua për trafik kokaine, SPAK kërkon konfiskimin e 2 milionë eurove prona
06/11 17:06