Greqia është prekur rëndë nga përmbytjet, të cilat i kanë marrë jetën katër personave. Viktima më e fundit e gjetur është një 49-vjeçar, i cili ishte raportuar i humbur. Gjendja vijon të mbetet e vështirë dhe shumë zona janë ende nën pushtetin ëe ujit. Shtëpitë në fshatin Horta në jug të Pilios janë nën pushtetin e ujit dhe me pjesë të rrëzuara. Reshjet e shiut të furishme dhe erërat e forta rritën në një kohë shumë të shkurtër nivelin e ujit.