Pamje të rënda shiheshin sot nga përmbytje që kanë goditur provincën iraniane të Kerman, provincën veriore te Mazandaran dhe atë juglindore të Sistan. Stuhitë e shirave kanë vrarë të paktën katër njerëz në dy ditët e fundit, pa llogaritur dëmet e shumta materiale, njoftonte Gjysmëhëna e Kuqe Iraniane. Një muaj më parë të paktën 10 njerëz humbën jetën në një tjetër katastrofë përmbytjesh në Iran, ku reshje të mëdha shiu përfshinë rajone të ndryshme të vendit.