Qyteti belg i Purgator, pranë kufirit me Gjermaninë ishte sot i përmbytur pas disa ditë shirash të rëndë në rajonin frëngjisht-folës Valonia. Në Belgjikë katër njerëz janë vrarë nga ujërat e përmbytjeve dhe një vajzë 15-vjeçare është e humbur. Dhjetë shtëpi u shembën në bashkinë e Pepinster, të përmbytura nga lumi Vesdre. Banorët e rreth 1,000 shtëpive u evakuan. “Nuk kemi parë përmbytje të tilla që prej vitit 1998”, tha kryebashkiaku i qytezës belge Chaudefontaine, Daniel Bacquelaine. Ndersa në Holandë, rezidentët e Limburg u evakuan nga përmbytjet e natës, por nuk u raportuan viktima. Përmbytjet e lumenjve goditën Zvicrën dhe skena të ngjashme shiheshin dhe në Luksemburg. Parashikuesit francezë dhanë sot paralajmërime për stuhi për lindjen e vendit. Fshati gjerman i Schuld ishte thuajse i shkatërruar nga përmbytjet e natës.