Një stuhi me shira të rrëmbyeshëm dhe erëra të forta goditi Kaliforninë ditën e Krishtlindjeve, duke përmbytur rrugët dhe duke shkaktuar rrëshqitje dheu, ndërsa autoritetet u bënë thirrje disa pjesëve të rajonit që të evakuohen. Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom (Njusom), shpalli gjendje të jashtëzakonshme në Los Angeles, Orange, Riverside dhe San Diego. Në disa zona reshjet kishin kaluar rekordin 50-vjeçar, sipas Shërbimit Kombëtar të Motit.