Populli hebre dhe Shteti i Izraelit do të jenë gjithmonë mirënjohës për guximin tuaj në shpëtimin e hebrenjve dhe për zgjedhjen e anës së drejtë të historisë. Ne e vlerësojmë thellësisht guximin moral të Shqipërisë edhe sot, dhe vlerësojmë miqësinë dhe udhëheqjen morale të Kryeministrit Edi Rama. Zonja dhe zotërinj, ne nuk duhet të harrojmë kurrë gjashtë milionë gra, burra dhe fëmijë hebrenj të vrarë gjatë Holokaustit. Kurrë më.