Në Bulqizë, në datën 5 Maj, Dita e Dëshmorëve u përkujtua me homazhe pranë lapidarit të qytetit, në nderim të atyre që sakrifikuan jetën për lirinë e vendit. Në këtë ceremoni morën pjesë përfaqësues të pushtetit vendor, veteranë, familjarë të dëshmorëve dhe qytetarë.