Kjo ishte rruga e Komanit, segmenti lidhes per turizmin malor deri perpara 1 viti. E konsideruar si një nga akset më të rrezikshme ne vend ku kane humbur jeten shume persona, tashmë kjo rruga ka marre nje pamje krejt tjetër.Investimi i KESH ka transformuar segmentin 32-kilometra nga Vau i Dejës drejt Komanit.Per banoret, ky investim ishte i shumepritur dhe menjehere ka ndikuar tek numri I vizitoreve. Vetë shoferët, që e përshkojnë këtë aks prej vitesh, tregojnë rrezikun qe kishte rruga. Per te huajt qe rikthehen, ka nje ndryshim te madh.