Top Channel/ Pensionistët udhëtojnë falas! Bashkia merr vendimin edhe për studentët
19/11/2024 19:54

Nga 1 janari i vitit që vjen pensionistët në Tiranë do të udhëtojnë me autobus falas. Vendimi u mor sot nga Këshilli Bashkiak i Tiranës vetëm me votat e këshilltarëve të Partisë Socialiste. Grupi i këshilltarëve të PD-së braktisën mbledhjen pa arsye, duke mos e votuar vendimin që ndihmon pensionistët. Ky vendim adreson nevojat e pensionistëve për transport publik falas dhe është një premtim i mbajtur nga kryebashkiaku Erion Veliaj për të mbështetur kategoritë më të ndjeshme të shoqërisë, duke lehtësuar sfidat ekonomike dhe sociale me të cilat ata përballen çdo ditë. Në Tiranë, edhe studentët udhëtojnë me abone falas prej më shumë se një viti. Abonetë falas për studentët dhe pensionistët do të shpërndahen përmes platformave elektronike, siç janë Karta e Studentit dhe Karta e Pensionistit. Ky projekt synon të bëjë transportin publik më të aksesueshëm dhe të përmirësojë mundësinë e lëvizjes për të gjithë qytetarët. Abonimet do të financohen plotësisht nga Bashkia e Tiranës dhe do të jenë të disponueshme për studentët e regjistruar në institucione arsimore dhe për pensionistët mbi 60 vjeç për gratë dhe mbi 65 vjeç për burrat. Numri i pensionistëve brenda territorit të Bashkisë së Tiranës është rreth 178 mijë. Bashkia e Tiranës do të monitorojë performancën e operatorëve të transportit, duke përdorur sisteme të avancuara, për të siguruar që shërbimi të ofrohet në përputhje me standardet më të larta. Ndërkaq, Këshilli Bashkiak i Tiranës i dha dritën jeshile vendimit që ka si qëllim përmirësimin e procedurave dhe përfshirjen e të gjithë individëve dhe familjeve që kanë nevojë për ndihmë në rindërtimin e shtëpive dhe objekteve të tjera të dëmtuara nga tërmeti. Vendimi parashikon miratimin e listave të përfituesve, të cilët janë verifikuar dhe përzgjedhur sipas kritereve ligjore për të përfituar grante rindërtimi ose për zhvillimin e objekteve të reja. Ai gjithashtu siguron përfshirjen e vendimeve gjyqësore që mund të kërkojnë ndryshime në listat e mëparshme të përfituesve, si dhe adresimin e gabimeve materiale që janë evidentuar në dokumentacionin e subjekteve. Një aspekt i rëndësishëm i këtij projektvendimi është dhe mundësia e ndryshimeve në programet e rindërtimit, duke akomoduar përfituesit në zona të reja zhvillimi, në rast se rindërtimi në truallin ekzistues nuk është i mundur. Ky hap është një mundësi për të garantuar që të gjithë ata që kanë humbur shtëpitë e tyre do të mund të rindërtojnë dhe përmirësojnë kushtet e jetesës. Po ashtu, vetëm me votat e këshilltarëve socialistë, u miratua ndihma ekonomike për 245 familje në nevojë si dhe subvencioni i qirasë për disa familje të tjera.

Top Channel/ Durrës, një 37-vjeçar dhunon prindërit dhe i bën për spital
06/11 23:27
Top Channel/ Greqi, arrestohet vrasësi shqiptar me tre emra
06/11 23:14
Top News- Protestat nuk ndalen në Tiranë! Çfarë ndodhi në tubimin tek Kryeministria
06/11 22:33
Top News- Godet babain e nënën e moshuar pa mëshirë/ E rëndë në Durrës, pranga autorit
06/11 22:32
Top News-Shpallja ‘Non Grata’ dhe përplasjet me ambasadorin Donald Lu.Adriatik Llalla thyen heshtjen
06/11 21:46
Top News- Rishfaqet Adriatik Llalla! ‘Dosja ime ishte e paragjykuar, u dha dënim më i ashpër’
06/11 21:45
Top Channel/ Plagoset me dy plumba në bark shqiptari në Athinë, transportohet në spital
06/11 21:31
Top Channel/ E rëndë në Durrës/ Djali dhunon prindërit e moshuar, i ati transportohet drejt Traumës
06/11 21:22
Top Channel/ Rregulla të reja për monumentet, qeveria ndryshon ligjin
06/11 20:12
Top Channel/ Shtatë nxënëse në Selenicë denoncojnë mësuesin: Na ngacmoi seksualisht
06/11 19:49
Top Channel/ Kokaina në Frakull, spak kërkon konsfiskimin e 2 milionë eurove pasuri
06/11 19:46
Top Channel/ Veliaj reagon me video me AI nga paraburgimi: Më internoni në Hënë!
06/11 19:43
Top News- Vdes elektriçisti në Selenicë! Tjetër ngjarje e rëndë! 9 punonjës kanë humbur jetën
06/11 19:40
Top Channel/ Nga protesta drejt listës studentore, të rinjtë synojnë krijimin e një partie
06/11 19:32
Top News – ‘E sulmoi ariu, erdhi në banesë i gjakosur’/ Nënë e bir mohojnë akuzat
06/11 18:50
Top News – Arrestohet mësuesi në Selenicë. Disa nxënëse e kallëzuan për ngacmim seksual
06/11 18:48
Top Channel/ Nëna e njërës prej vajzave që akuzuan mësuesin në Selenicë: Kishte prekur fizikisht…
06/11 18:11
Top News – Wizz Air zgjeron praninë në Shqipëri/ Shton avionin e 15-të, shkon në 9 milionë ulëse
06/11 17:41
Top News – Veliaj firmos 15 projekte, mesazh me ‘IA’: Vazhdoj punën dhe në hënë të më internojnë
06/11 17:07
Top News – Pronari u dënua për trafik kokaine, SPAK kërkon konfiskimin e 2 milionë eurove prona
06/11 17:06