Për herë të dytë demokratët tentuan te mblidhen për ti hequr imunitetin Belinda Ballukut, por hasën ne refuzimin e socialistëve. Kjo e premte qelloi pushim zyrtar per Kuvendin per shkak te Krishlindjes, por demokrateve dera iu mbyll edhe per te shkuar ne zyrën e tyre te punës. Jo vetëm ka mbyllur çdo sallë mbledhjeje në Kryesinë e Kuvendit, por pengoi deputetët e opozitës që në sallën e tyre të grupit të kishin mundësi të komunikonin me mediat. Kjo godinë, nga goditja e Kryesisë së Kuvendit, po kthehet në bunkerin e Belinda Ballukut.