Top Channel/ Pavarësia festohet dhe në Greqi! Në Selanik, shqiptarë dhe grekë festuan bashkë
29/11/2022 20:20

Dhjetëra pjesëtarë të shoqatave të komunitetit shqiptar të Selanikut kanë marrë pjesë në mbrëmjen e organizuar nga Konsullata e Përgjithshme e Shqipërisë në këtë qytet,me rastin e 110 vjetorit të Pavarësisë. Në fjalën e hapjes konsulli i përgjithshëm i Shqipërisë në Selanik, Arqile Sota ka përshëndetur të pranishmit duke theksuar rëndësinë e jashtëzakonshme të datës 28 Nëntor të vitit 1912, në historinë e popullit shqiptar. Gjithashtu ka theksuar rolin e rëndësishëm të emigrantëve në marrëdhëniet midis dy vendeve fqinje. Mbrëmja është hapur me himnin kombëtar të Shqipërisë. Të ftuar në aktivitet kanë qenë bashkatdhetarë jo vetëm nga Selaniku, por edhe nga qytetet e Greqisë së Veriut si dhe dhjetëra personalitete të shquara të jetës politike e shoqërore greke. Kanë përshëndetur të pranishmit me fjalime të shkurtra Stavros Kalafatis ministër i Maqedonisë dhe Trakës si dhe Konstantinos Zervas , kryebashkiaku i Selanikut. Gjithashtu kanë uruar festën kombëtare të Shqipërisë edhe shumë prej krerëve të trupave diplomatikë të qytetit. Një ngjyrë të veçantë i kanë dhënë mbrëmjes grupi i valleve të shoqatës “Fari” me motive nga treva të ndryshme të Shqipërisë.

Top News – Vuçiç, raprezalje natën. Policia shpërndan me dhunë protestuesit në Serbi
03/07 12:19
Top Channel/ Vuçiçi humbet qetësinë: Policia rreh egërsisht protestuesit në Beograd!
03/07 11:35
Top News – Flakët djegin Kretën. Zjarr masiv në ishull, zhvendosen mijëra persona
03/07 11:27
Top News- Operacion antidrogë në Greqi/ Shkatërrohet rrjeti kriminal greko-shqiptar
03/07 10:45
Top News- Beogradi në ‘bllokadë’ prej 4 ditësh/Vazhdon mosbindja civile, dhjetëra persona të ndaluar
02/07 15:21
Top News- Vuçiçit s’i pëlqejnë urat e Kurtit /Ankohet në BE, ‘po ndërtohen pa miratimin tonë’
02/07 14:29
Top News- Takimi ‘i gjatë’ me Von der Leyen/ KE mohon deklaratën e Vuçiç: U takuan rastësisht
02/07 12:23
Top News- ‘Do të arrestoheni të gjithë’/ Vuçiç nxjerr ushtrinë në rrugë kundër studentëve
02/07 11:08
Top News – Serbia, ‘djepi i vampirëve’ / Fshati serb në kërkim të famës dhe turistëve
30/06 15:46
Top News – Revolucion me ngjyra në Serbi / Rusia i del në krah Vuçiçit: Përpjekje për ta rrëzuar
30/06 15:18
Top Channel/ Banjska, të akuzuarit “shumë pranë Vuçiçtit”, Kurti: E shihni që patëm të drejtë?!
30/06 14:56
Top News- Kurti i rikthehet ‘Banjskës’/ Drejton gishtin nga Vuçiç si organizator i sulmit
30/06 14:50
Top News- Milionat e BE për rritjen/ Marta Kos mbledh në Shkup udhëheqësit e Ballkanit
30/06 13:17
Top Channel/ Marta Kos në Shkup: Liderët e Ballkanit mblidhen për Planin e Rritjes!
30/06 11:52
Top Channel/ “Nuk ka dorëzim”, protestat në Serbi, flamur me hartën e Kosovës – hiqen barrikadat!
30/06 10:49
Top Channel/ Tronditet Vuçiçi! Serbët të gjithë në protestë kundër tij
28/06 22:59
Top News- Vlon Serbia, protesta pro dhe kundër Vuçiç…studentët s’bëjnë pas
28/06 21:23
Top News – Serbët festojnë humbjen. 17 të shoqëruar në Gazimestan, provokuan me slogane
28/06 21:06
Top Channel/ Serbët mblidhen në Gazimestan, policia ndalon një qytetar
28/06 15:04
Top News- Festa e ‘Vidovdanit’ në Gazimestan, serbët shpërthejnë në brohorima
28/06 14:15