Në 4 korrik, amerikanët kremtuan festuan 246 vjetorin e pavarësisë së vendit të tyre, e kjo ngjarje e rëndësishme për SHBA u festua dhe nga shumë shqiptarë përtej atlantikut. Një prej tyre është edhe Mergim Lala, nga Ferizaj i Kosovës i cili jeton prej më shumë se tre dekadash në Houston të Texasit. Lala drejton një biznes familjar, një ndër piceritë më të frekuentuara në qytetin e Houstonit, Brother’s Pizza. Kjo e fundit me rastin e përvjetorit të pavarësisë së SHBA-së ka shpërndarë pica falas për policinë dhe zjarrfikësit.