Top Channel/ Pastruan 80 milionë euro në Shqipëri, “fundosen” pronarët e lokalit VIP
05/03/2025 19:44

Stefania Nobile, vajza e Wanna Marchi, e njohur si “mbretëresha e telemarketingut” dhe Davide Lacerenza, ish-partneri i saj dhe pronari i Gintoneria, një lokal për VIP-at në Milano, janë vënë në pranga pasi dyshohen se lokalin e kishin kthyer në “fole” prostitucioni. Sipas hetimeve nga autoritetet italiane, çmimi i shampanjës paguhej për Lacerenza, ndërsa shërbimi seksual drejtpërdrejt për vajzat. Lacerenza dërgonte gjithashtu kokainë, të cilën e konsumonte klienti, eskortat dhe vetë Lacerenza kur qëndronte. Pra kokainën e jepte vetë ai tek klientët, ndërsa llogaritë i menaxhonte ish-partnerja e tij Stefania Nobile. Por duket se hetimet janë ndalur tashmë edhe në një tjetër pikë, atë të pastrimit të parave për të cilën dyshohet se përgjegjës është Davide Lacerenza, para të cilat dyshohet se i ka sjellë edhe në Shqipëri. Sipas mediave italiane, në një histori në Instagram të publikuar në prill të vitit të kaluar, themeluesi i Gintoneria “në njoftimin e udhëtimit të Nobile dhe Marchi në Shqipëri” me një Lamborghini Urus “aludon për “80 milionë euro para në bankë”. Në “videon e regjistruar në mbrëmjen e 5 majit” Lacerenza “i referohet parave të sjella në Shqipëri nga Marchi”. “Përjashtoj totalisht që Stefania Nobile të ketë lehtësuar apo shfrytëzuar prostitucion, edhe sepse sipas të njëjtës akuzë, ajo nuk ka dhënë asnjë kontribut të drejtpërdrejtë dhe as ka marrë fitime direkte”, sqaroi avokati i saj, Liborio Cataliotti, i cili njoftoi se do të ankimonte arrestin e shtëpisë për të.

Top Channel/ Integrimi, Kroacia i vë kushte Malit të Zi
26/11 23:16
Top News- Netanyahu drejt fundit politik? Eisenkot siguron një tjetër aleat për rrëzimin e qeverisë
26/11 23:15
Top News- 430 mjete të blinduara ushtarake, pesë vende të NATO “gati për luftë” me Rusinë
26/11 22:57
Top News- Bie migrimi në Britani/ Niveli më i ulët në tre dekada, duke përjashtuar pandeminë
26/11 21:30
Top News- Kroacia kushtëzon anëtarësimin e Malit të Zi/ Rikthehen përplasjet për çështjen e kufirit
26/11 21:13
Top News- Pas bllokimit disavjeçar të linjave/Kosova ndalon tregtimin e energjisë me kompani serbe
26/11 16:42
Top News – Kim Jong un inspekton armët bërthamore / Kërkon që Koreja e Veriut të zgjerojë arsenalin
26/11 15:33
Top News – Do kthente shefin e Nvidias me ligj ushtarak / Hegseth hodhi idenë pas largimit të Huang
26/11 15:32
Top News – 100 mijë rezervistë ‘gati për luftë’ / Londra ‘në këmbë’, nuk ndodhte nga Lufta e Ftohtë
26/11 15:21
Top News – Refuzoi të blinte F35-at amerikanë/ SHBA akuzon Kanadanë: Dështoi në mbrojtjen e Amerikës
26/11 15:16
Top News – ‘Jemi vite dritë larg marrëveshjes’ / Meloni: Jo buxhet ‘ku jep shumë për të marrë pak’
26/11 15:10
Top Channel/Salvini: Zelensky të mos sjellë luftën në dyert tona, ne po i mbështesim ekonomikisht..!
26/11 14:58
Top Channel/ Musk fal nga dy aksione të SpaceX për çdo fëmijë në Shtetet e Bashkuara
26/11 14:56
Top Channel/ Kroacia bllokon Malin e Zi në BE? Në fillim të zgjidhim “hallet” e kufirit!
26/11 14:38
Top News – 1 milion satelitë në orbitën e Tokës / Musk merr ‘OK’-in, qendra të dhënash në hapësirë
26/11 13:16
Top News– Britania ‘shpëton’ nga emigrantët / Niveli më i ulët në dekada, me përjashtim të pandemisë
26/11 13:16
Top News – Trump paralajmëron Rusinë… / ‘Mos e zgjeroni luftën përtej Ukrainës, ka pasoja!’
26/11 13:14
Top News – Karta triumfon, lë pas Keshin / Për herë të parë në BE…kryeson Finlanda
26/11 13:14
Top News – Dy aksione të SpaceX për çdo fëmijë në SHBA, Elon Musk ‘do dhurojë’ 18 miliardë dollarë
26/11 13:07
Top Channel/ Përplasje për buxhetin e BE, Franca dhe Gjermania vendosin kushte, mosmarrëveshje…
26/11 11:56