Një pasaportë e re, por këtë herë jo për të udhëtuar. Projektligji i ri për nxitjen e punësimit parashikon krijimin e një Pasaporte Digjitale të Punësimit dhe Aftësive. Nga punët e kryera te periudhat e punësimit, kualifikimet, profesionet dhe aftësitë, një profil i vetëm elektronik do të ndërtohet ku mund të gjendet historia profesionale e një personi.