Kartëmonedha europiane do të vijë së shpejti me një dizajn të ri, një ndryshim ky të cilin ajo e pëson për të parën herë pas dy dekadash. Lajmin e bëri të ditur vetë Banka Qendrore Europiane, BQE, e cila tregoi dhe idetë e saj sesi mund të duket banknota në vijim. Sipas BQE, “fytyrën e re” të euros do të mund ta shohim në vitin 2024.