Top Channel/ Parandalohet përshkallëzimi i konfliktit në Korçë, pranga dy të rinjve
24/05/2021 15:52

Ndërhyrja në kohë e forcave të policisë ka bërë të mundur parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm të një konflikti me armë në Korçë. Dy autorët e dyshuar të ngjarjes, L. Xh., 19 vjeç, dhe K. L., 16 vjeç, janë vënë nën prangat e policisë pasi këta shtetas janë konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin M. F. dhe gjatë konfliktit shtetasi K. L. dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të lokalit të shtetasit M. F., pa shkaktuar dëme në njerëz dhe më pas është larguar nga vendngjarja. Njoftimi i policisë/ Korçë Ndërhyrja në kohë e Policisë parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti me armë. U konfliktuan me pronarin e një lokali, vihen në pranga 2 autorët e dyshuar të ngjarjes, njëri prej të cilëve qëlloi në drejtim të lokalit me armë zjarri. Sekuestrohet një pistoletë me municion luftarak. Pas marrjes së njoftimit së në fshatin Moravë, Korçë, disa shtetas po konfliktoheshin me njëri-tjetrin, njëri prej tyre dispononte dhe armë zjarri dhe si pasojë konflikti mund të përshkallëzohej në përdorimin e armëve të zjarrit, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë. Falë reagimit në kohë u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorëve të dyshuar të ngjarjes, shtetasve L. Xh., 19 vjeç, banues në fshatin Moravë dhe K. L., 16 vjeç, banues në Korçë. Këta shtetas janë konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin M. F. dhe gjatë konfliktit shtetasi K. L. dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të lokalit të shtetasit M. F., pa shkaktuar dëme në njerëz dhe më pas është larguar nga vendngjarja. Në vijim të veprimeve të mëtejshme procedurale, forcat e Policisë, pasi ndaluan dy të rinjtë e lartpërmendur, kanë ushtruar kontroll në afërsi të vendit ku kishte ndodhur konflikti dhe si rezultat gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip pistoletë me municion luftarak, të cilat dyshohet se i përkasin shtetasit K. L. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme hetimore.

Top Channel/ Shembet ndërtesa e fundit në Theth/ Tension mes banorëve dhe autoriteteve
14/07 23:03
Top Channel/ Pas rezistencës së banorëve, IKMT prish banesën në Theth
14/07 22:28
Top News – Mbi 100 ndërtime. Bilanci i aksionit të shembjeve në Theth prek 40 biznese
14/07 22:26
Top News – Trafiku në Tiranë. Nis puna për evidentimin e pikave ‘të nxehta’
14/07 22:15
Top Channel/ Degradon përplasja në Theth! Banorët futen në banesë, s’lejojnë prishjen
14/07 21:57
Top Channel/ “Liridona tradhtoi”! Naim Murseli shpërthen në gjyq, përballje me vëllain e të ndjerës
14/07 21:48
Top Channel/ Tensionohet situata, përplasje mes banorëve dhe policëve në Theth
14/07 21:45
Top News – Mbyllja e TikTok nuk uli dhunën. Raporti, rastet u rritën në katër muajt e parë të 2025
14/07 20:45
Top News – Bankers pasuroi të huajt. Drejtorët që erdhën me xhepa bosh dhe ikën milionerë
14/07 19:34
Top News – U shemben 70 biznese. Mbyllet aksioni i IKMT në Parkun e Thethit
14/07 18:48
Top News- Sekuestrohet Lamborghini në Fier, mjeti luksoz i mdoifikuar, dyshohet se u fut nga Dubai
14/07 16:54
Top News – Të rinjtë testohen për në Albpetrol. Balluku: Jemi përballur me mungesë inxhinierësh
14/07 16:53
Top Channel/“Verë e Portokalle” në Tiranë!Spektakli i aktorëve të “Portokalli” në sheshin Skënderbej
14/07 15:51
Top Channel/ Kur dhe kush e pret Trump ne Londer ne shtator!
14/07 15:49
Top Channel/ Zaçaj: Vendimet e Kushtetueses, për t’u zbatuar. Spiropali: Duhet të jenë më të qarta
14/07 15:47
Top Channel/ Hagë, Apeli e ul në 13 vjet burg dënimin e Pjetër Shalës!
14/07 15:46
Top Channel/Vrasja e Liridonës,vëllai në Gjykatë:“Naimin e gjetëm shtrirë, kishte porositur ushqim”!
14/07 15:46
Top News – Ballanca: Asnjë ankesë nga Thethi. Avokati i popullit, për shembjen e ndërtimeve la leje
14/07 15:43
Top Channel/ Berisha: Dëmshpërblime në Theth. Shembjet për të mbuluar farsën e 11 Majit
14/07 15:29
Top Channel/ Avokati i Popullit pret popullin: Për Thethin nuk ka ende ankesë nga qytetarët
14/07 15:26