Të pasionuarit e makinave të luksit dhe makinave off-road ekspozuan mjetet e tyre, këtë herë në Njësinë Administrative Gjergjan. Aktiviteti mbledhi dhjetëra pjesëmarrës dhe vizitorë, duke krijuar një atmosferë të veçantë për të gjithë adhuruesit e automobilizmit.