Klienti i Bledar Meminaj, një shpërndarës droge dhe njëherazi përdorues, nuk u lirua nga gjykata. Ai po qëndron në paraburgim si dhjetra qytetarë të tjerë nën hetim, për të cilët vendimi orientues i kolegjeve të bashkuara për të mos shpallur vetëm arrest në burg nuk po jep asnjë efekt. Nga katër muaj kur Gjykata e Lartë u shpreh se gjykatat duhet të tregojnë se përse nuk u vendos masë më e lehtë si detyrimi me paraqitje, arresti shtëpiak apo garancia pasurore, burgjet deklarojnë për TCH se fluksi i prurjeve të të paraburgosurve është i njëjtë dhe nuk ka ndryshuar.