Kancelari gjerman Olaf Scholz po zhvillon një vizitë në Kinë, ku të martën u takua me homologun e tij kinez presidentin Xi Jinping. Mesazhi kryesor nga dy liderët ishte se në Ukrainë duhet vendosur një paqe e drejtë. Kancelari arriti të dielën në Kinë, i shoqëruar nga një delegacion ministrash dhe drejtuesish ekzekutivë biznesesh në vizitën e tij të dytë, që kur mori mandatin.