Paqja është mbi të gjitha një dhuratë“, tha Papa Leoni duke iu drejtuar pjesëmarrësve të konferencës One Humanity, One Planet. „Ju ftoj të reflektoni mbi faktin se nuk do të ketë paqe pa i dhënë fund luftës që njerëzimi bën kundër vetes kur përjashton të dobëtit, kur injoron të varfrit, kur mbetet indiferent ndaj refugjatëve dhe të shtypurve. Vetëm ai që kujdeset për të vegjëlit mund të bëjë gjëra vërtet të mëdha”, u shpreh Ati i Shenjtë, i cili citoi më tej një thënie të Nënë Terezës se “shkatërruesi më i madh i paqes është aborti“.