Në Vatikan, lajmi për përkeqësimin e shëndetit të Atit të Shenjtë ka krijuar një boshllëk të thellë. Papa Françesku ndodhet në gjendje kritike pasi pësoi një krizë astmatike frymëmarrjeje duke iu dashur të merrte oksigjen në doza të larta, ka deklaruar Vatikani. 88-vjeçari, i cili është shtruar në spital prej një jave me një infeksion në mushkëri, mori gjithashtu transfuzion gjaku pasi analizat treguan gjurmë anemie, tha Vatikani. Mjekët deklaruan se Ati i Shenjtë kishte pneumoni dhe një infeksion kompleks të frymëmarrjes dhe se do të qëndrojë i shtruar në spital për të paktën një javë tjetër.