Në pamje shihet jetimorja e fshatit Titanien në Haiti, ku dy ditë më parë një bandë vendase mori peng 16 punonjës kristiane ndihme nga Kanadaja e SHBA Banda haitiane ka publikuar një video ku shihej një prej pengjeve i rrethuar nga njerëz të armatosur dhe kërcënonte të vriste sipas rrjetit AFP. Një zyrtar amerikan duke folur në kushte anonimati, tha sot se video duket se është e vërtetë. "Ne besojmë se nuk duket si një video e rreme. Jemi në kontakt me misionarët kristianë dhe policinë në Haiti. Po bëjmë ç’është e mundur për të negocjuar me palët e përfshira”, tha ai. Pengmarrësit raportohet se kërkojnë 17 milionë dollarë për lirinë e pengjeve.