Top Channel/ Pakti kundër krimit kibernetik, nismëtarë Kina dhe Rusia, nënshkruajnë 60 shtete
25/10/2025 19:59

Më shumë se 60 vende nënshkruan të shtunën në Hanoi traktatin e parë ndërkombëtar të OKB-së për luftimin e krimeve kibernetike. Ky dokument synon të forcojë bashkëpunimin ndërkombëtar kundër krimeve digjitale, duke përfshirë pornografia me fëmijë, mashtrimet online dhe pastrimin e parave. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, e quajti nënshkrimin një “hap të rëndësishëm”, por paralajmëroi se kjo është vetëm fillimi. Ai theksoi se çdo ditë, mashtrime të sofistikuara shkatërrojnë familje, dëmtojnë emigrantët dhe rrëmbejnë miliarda dollarë nga ekonomia globale. Megjithatë, kritikat nuk munguan. Organizata për të drejtat e njeriut dhe disa kompani të mëdha teknologjike paralajmëruan për mundësinë e abuzimeve të pushtetit dhe për rreziqet që mund të krijojë për studiuesit e sigurisë kibernetike. “Gjuha e përgjithshme e traktatit mund të përdoret për shtypjen e kritikëve të qeverive,” tha Deborah Brown nga Human Rights Watch. Ajo vuri në dukje se vendi mikpritës, Vietnam, ka një histori të kufizimit të shprehjes së lirë online. Përfaqësues të sektorit teknologjik, përfshirë Meta, Dell dhe Infosys, gjithashtu shprehën shqetësime. Ata paralajmëruan se traktati mund të kriminalizojë hulumtuesit e sigurisë kibernetike dhe mund të lejojë shtetet të veprojnë mbi “çdo akt kriminal që zgjedhin”. Sidoqoftë, vendet demokratike mund ta shohin këtë traktat si një kompromis, pasi përfshin disa dispozita për të drejtat e njeriut. Por shumë aktivistë e konsiderojnë mbrojtjen e këtyre të drejtave si “të dobët”. Lista e vendeve që nënshkruan nuk u bë e ditur plotësisht, por pritet të përfshijë Rusinë, Kinën dhe aleatët e tyre, si dhe shumë shtete të tjera që duan të luftojnë krimin kibernetik.

Top News – Melania Trump deklaratë për mediat. ‘Nuk kam pasur kurrë lidhje me Epstein’
10/04 09:46
Top News- SHBA ul në negociata Izraelin e Libanin, palët armëpushim para Trumpit
09/04 23:00
Top News- Kush po e drejton Iranin? Teherani jep detaje për shëndetin e Mojtaba Khamenei
09/04 22:45
Top Channel/ Kushte të reja për Ngushticën e Hormuzit, Irani: Kalojnë vetëm 15 anije
09/04 22:35
Top News- Rusia operacion sekret nëndetësesh në ujërat britanike, dështon misioni i Putinit
09/04 22:30
Top News- “Paqe, por nëse çarmatoset Hezbollah”, Netanyahu nuk ndal sulmet por nis bisedimet
09/04 22:15
Top News- Trump përplaset sërish me Europën: Dërgoni anijet luftarake të hapin Hormuzin
09/04 22:00
Top Channel/ Tërhiqet Netanyahu, urdhëron nisjen e bisedimeve pas telefonatës së Trump
09/04 20:05
Top Channel/ Nga Hormuzi, tek armët bërthamore! 4 çështjet që mbajnë “peng” armëpushimin
09/04 20:03
Top Channel/ “Si i shkruar me ChatGPT”, JD Vance: “Propozimi i parë iranian i paqes, i cuditshëm”!
09/04 15:08
Top Channel/ Udhëtimet në BE, çfarë ndodh nga 10 prilli me sistemin e hyrje-daljeve EES!
09/04 15:05
Top Channel/ Nga Melania te Trump, Berisha bën “scroll” nga Kuvendi lajmet e Daily Mail
09/04 14:49
Top News- Serbia financon spiunët rusë / 2 mln euro nga buxheti për qendrën e maskuar humanitare
09/04 13:19
Top News- Turqia çon në gjykatë shoqatat LGBT/ Akuza për veprime të turpshme dhe cenim të familjes
09/04 12:48
Top News – Publikohet harta e minave në Hormuz/ Irani, 2 milion dollarë ‘taksë’ çisternave për kalim
09/04 12:47
Top News – Qeni çoban i Ballkanit… / ‘I krijuar në mal…’ por e sheh të ardhmen përtej tij
09/04 12:47
Top News – ‘Kthen në hi çdo objektiv…’ / Koreja e Veriut, raketa balistike me bomba thërrmuese
09/04 12:46
Top Channel/ Sërish viktima në La Mansh: Katër emigrantë vdesin gjatë kalimit me gomone!
09/04 12:06
Top News – Orë vendimtare për Viktor Orban / Trump mund të humbasë mikun më të mirë në Evropë
09/04 11:41
Top Channel/ Izraeli: S’ka paqe me Hezbollah, qeveria e izraelit vijon sulmet në Liban
09/04 11:38