Top Channel/ Ortodoksët serbë notojnë në lumin e akullt për kryqin e Epifanisë
18/01/2022 23:31

Disa dhjetra besimtarë ortodoksë serbë notuan për “Kryqin e Shenjtë” në ujërat e akullta të lumit Sava në Beograd. Temperatura e ujit ishte 2.6°C ndërsa e ajrit 6°C por kjo nuk i ndali besimtarët e Ditës së Epifanisë së Krishtit. Notari 11 vjeçar Nemanja Xhelosevic, tha se e ndjeu të ftohtin pavarësisht motivimit të madh. "Unë arrij ta bëj këtë me mbështetjen e Zotit, si të jetë ftohtë, si mos të jetë ftohtë. Por sot ishte vërtet ftohtë.” Nëna e tij Vesna Xhelosevic, tha se e mbështeste plotësisht iniciativën: "Unë kam besim te ai dhe te Zoti. E di që Zoti është me të dhe e mbron, prandaj unë ia besoj atij. Kam besim te forca e djalit tim dhe te Zoti”. Notari tjetër më i moshuar Bogdan Jovicic, foli me emocion për sfidën: "Është pak ftohtë por kur noton për Kryqin e Shenjtë ka një ngrohtësi që të rrethon.” “Në fakt nuk është aq e vështirë sa duket kur e sheh nga bregu. Unë këtë po e bëj për herë të 18-të. “Sot nuk është nga ditët më të vështira pasi nuk ka shumë diferencë mes temperaturës së ujit dhe të ajrit”. Epifania është një festival i fesë kristiane që festohet në fillim ose në mes të janarit dhe celebron mbërritjen e “Të mençurve” që erdhën për të parë Krishtin pas lindjes.

Top Channel/ Polonia 2 ditë zi kombëtare për masakrën, hetime për sulm terrorist
08/11 20:21
Top Channel/ Japonia thyen traditën shekullore! Qentë dhe macet marrin bekimin e fëmijëve
08/11 19:08
Top Channel/ “Skifterët” fluturojnë në Angli/ Dënohen pesë shqiptarë, një prej tyre grabiti 9 shtëpi
08/11 15:12
Top News – Papa Leoni shkon në Argjentinë / Do të flasë para aleatit të ngushtë të Trumpit
08/11 15:12
Top News – Aksident i rëndë në Kroaci / Përmbyset autobusi me targa serbe, të paktën 2 viktima
08/11 15:11
Top Channel/ 165 mijë vende të reja pune në tetor, SHBA surprizon me punësimin
08/11 15:09
Top Channel/ Papa Leoni XIV sfidon Milein, varfëria ndez tensionet në Argjentinë
08/11 15:08
Top Channel/ 250 çifte martohen njëkohësisht, dasmë mes rrënojave të luftës në Gaza!
08/11 15:07
Top News – TikTok rrezikon shëndetin…BE përgatit gjobën, përdoruesit ‘humbasin’ në video
08/11 13:21
Top News – Trump ‘rinis’ luftën me Iranin / Raportohen shpërthime në jug, ‘origjina e paqartë’
08/11 13:15
Top News – Raketat e Huthive mbi qiellgërvishtëse / Tronditet Arabia Saudite, goditet Riadi
08/11 13:11
Top News – Ministri italian shënjestrohet nga Rusia/Hakerat zbulojnë të dhënat personale në Dark-Web
08/11 13:10
Top News – Përmbyten tendat, shira të rrëmbyeshëm / Gjendje katastrofike në Gaza, kampet nën ujë
08/11 13:10
Top News – SHBA, 20 milionë dollarë shpërblim…për informacione mbi programin bërthamor të Iranit
08/11 12:18
Top News – ‘Shkundet’ toka në Japoni…Lëkundje të tjera po vijnë! Tërmet i fuqishëm në vend
08/11 12:11
Top News – Rivali i Netanyahut merr mandatin / Presidenti ngarkon Eisenkot me formimin e qeverisë
08/11 12:11
Top News – Polonia nën shok, gjashtë të vrarë / Sulm masiv në Krakov, edhe tre viktima në shtëpi
08/11 12:09
Top Channel/Tërmeti në Japoni, 20 të plagosur/Lëkundjet me magnitudë 5.7 u ndjenë në zonën qendrore
08/11 12:08
Top News – Vance nis ‘rrugën’ drejt presidencialeve / Pas humbjes në zgjedhjet e mesit të mandatit
08/11 11:42
Top Channel/ Pushteti i Netanyahut drejt fundit/ Gadi Eisenkot drejt formimimit të qeverisë së re
08/11 11:38