Top Channel/Orë tmerri në Libi! Stuhia merr përpara çdo gjë,numri i viktimave mund të arrijë 10 mijë
12/09/2023 19:11

Banorët në Libi kanë përjetuar orë tmerri, pasi stuhia shkatërrimtare ka marrë me vete gjithçka. Mijëra persona rezultojnë të zhdukur, ndërsa Tamer Ramadan, një drejtues i Shoqatave të Kryqit të Kuq, ka deklaruar se numri i të zhdukurve rezulton të jetë 10 mijë. Ai shtoi se vdekjet, ende në një numër jo zyrtar, do të jenë shumë të larta, krahasuar me deklaratat zyrtare që kanë shënuar 2 mijë viktima. Qyteti Derna, më i godituri, dyshohet se ka pjesën më të madhe të të vdekurve. Zona u godit rëndë nga shirat e rrëmbyeshëm dhe përmbytjet nga stuhia mesdhetare “Daniel”, që shkaktoi çarjen e digave dhe zhdukjen e lagjeve të tëra. Pamjet apokaliptike bënë xhiron e rrjetit, ku uji vërshonte me shpejtësi duke marrë çdo gjë me vete. Ekipet e kërkim shpëtimit po punojnë intensivisht në të gjithë vendet e goditura, teksa shkalla e vështirësisë është e lartë për shkak të nivelit të lartë të ujit. Autoritetet kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, i gjithë vendi është në shtetrrethim, njëkohësisht shkollat dhe dyqanet janë mbyllur. Në raportimet paraprake rezultojnë të paktën 150 shtëpi të shkatërruara totalisht. Kryeministri Abdulhamid Dbeiba, i ka urdhëruar të gjitha agjencitë shtetërore që të menaxhojnë dëmet pas përmbytjeve, ndërsa Zyra e Kombeve të Bashkuara në vend njoftoi se e po ndjek situatën nga afër. Pamjet: AFP

Top News – Lidhjet ekonomike SHBA-Rusi / Lavrov nuk sheh ‘një të ardhme të ndritur’
09/02 13:02
Top Channel/ Shpërthen fruthi në SHBA, mjekët: “ Njerëzit nuk po vaksinohen më”!
09/02 12:50
Top Channel/ Epstein “përçan” familjen mbretërore britanike: William del “kundër” xhaxhait!
09/02 12:50
Top News – 20 vite burg për kritikun e Kinës / Gjyq historik në Hong Kong, shqetësim ndërkombëtar
09/02 12:35
Top News – U vranë ndërsa ishin në gjumë / Rusia sulmon me dronë Ukrainën, katër viktima
09/02 12:19
Top Channel/ Greqi-Turqi, rikthehen tensionet në Egje: Sot takimi në Ankara!
09/02 12:16
Top News – Polonia e përfshirë në atentat / Gjenerali i lartë rus u qëllua në mes të Moskës
09/02 12:05
Top News – Qytet në Hënë brenda 10 vitesh / Elon Musk heq dorë nga Marsi, fokusi zhvendoset më afër
09/02 12:04
Top Channel/ Kriza s`ka marrë fund-Groenlanda e Danimarka, ulen për bisedime me SHBA-në!
09/02 11:55
Top Channel/ Venezuelë, rrëmbehet lideri i opozitës: Pak orë përpara ishte liruar nga burgu!
09/02 11:55
Top Channel/ Bitcoin, rënie pikiatë: Frikë mes investitorëve të kriptovalutave!
09/02 11:55
Top News – Kina ‘shpërfill’ presionin ndërkombëtar/Aktivisti pro-demokracisë dënohet me 20 vjet burg
09/02 10:32
Top News – Rrëmbehet politikani opozitar në Venezuelë. Kishte pak orë që ishte liruar nga burgu
09/02 09:51
Top Channel/ “Esptein” “pret” koka në Angli, jep dorëheqjen krahu i djathtë i Starmer
08/02 22:10
Top News – Epstein donte të takonte Putinin / CNN: Iu afrua zyrtarëve rusë disa herë, Kremlini mohon
08/02 20:45
Top News- ‘Kanë frikë nga bomba jonë atomike’/Irani nuk e ndal programin bërthamor-SHBA nuk na tremb
08/02 15:03
Top Channel/ Trump i fiksuar me ishullin/ Grenlanda dhe Danimarka, bisedime pozitive me SHBA-në
08/02 14:55
Top Channel/ Portugalia zgjedh presidentin…/‘Votohet në mes të ujit’, socialistët gati për fitore
08/02 14:51
Top News – Netanyahu ‘zbarkon’ në Uashington / Takon Trumpin të mërkurën, diskutime për Iranin
08/02 14:38
Top News – Meloni dënon ‘armiqtë e Italisë’ / Përleshje në Milano, topat e ujit kundër protestuesve
08/02 14:25
DIGITALB DIGITALB