Top Channel/ Opozita maqedonase kundër Ballkanit të Hapur, bllokon ligjet në Kuvend
28/09/2022 19:09

Opozita maqedonase ka bllokuar miratimin e disa ligjeve në Kuvend që kanë të bëjnë me nismën Ballkani i Hapur.Marrëveshjet për qasje të lirë në tregun e punës, për bashkëpunim në fushën e mjekësisë veterinare dhe të sigurisë ushqimore, si dhe për ndërlidhje dhe identifikim elektronik, janë bllokuar në komisionet e Kuvendit maqedonas që drejtohen nga partia opozitare, VMRO DPMNE, raporton rel. Kryetari i kësaj partie, Hristijan Mickoski, tha të mërkurën se propozim-ligjet nuk do të kalojnë për miratim në seancë plenare pwrderisa Qeveria nuk e informon sipas tij, opozitën se për çfarë nisme bëhet fjalë dhe cili është qëllimi i Ballkanit të Hapur. Ai tha se pret nga kryeministri, Dimitar Kovaçevski, që ta ftojë në takim dhe t’i sqaroj se çfarë kërkon Maqedonia [e Veriut] në një grupi rajonal me Serbinë dhe Shqipërinë. “Kam dëgjuar në një sqarim se nisma se është për bashkëpunim të fqinjësisë së mirë, por shpesh shtroj pyetjen se si kufizohen dy nga këto tre vende që janë në Ballkanin e Hapur”, ka deklaruar Mickoski, për Shqipërinë dhe Serbinë të cilat nuk kufizohen me njëra tjetrën.Ndërkohë, Lidhja Social Demokrate, e cila drejtohet nga kryeministri, Dimitar Kovaçevski, kërkoi të mërkurën nga VMRO DPMNE-ja që tw mundësojë ratifikimin e këtyre marrëveshjeve. “Bëhet fjalë për marrëveshje me ratifikimin e të cilave qytetarët vendeve tona do të kenë mundësi të punojnë në cilindo nga tre vendet pa marrë leje pune, pa asnjë pengesë, pa aplikime dhe pritje, pa kosto administrative. Këto marrëveshje do të ofrojnë vende të reja pune, duke plotësuar mungesën e personelit në sektorin privat në secilin prej tre vendeve”, ka deklaruar Mile Taleski, deputet i LSDM-së. Nisma Ballkani i Hapur u prezantuanë Novi Sad të Serbisë më 10 tetor të vitit 2019, nga liderët e Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.Kosova, Bosnjë e Hercegovina dhe Mali i Zi nuk janë pjesë e saj. Pamjet: AFP

Top News/ ‘Serbinë e presin ditë të vështira’. Çfarë po paralajmëron Aleksandër Vuçiç?
23/04 14:30
Top News/ Serbia të pranojë Kosovën! Deputeti ukrainas: Hiqni dorë nga prirjet perandorake
23/04 12:16
Top News/ Osmani e Vuçiç përplasen në OKB / Tension në Këshillin e Sigurimit, ‘ping-pong’ polemikash
23/04 11:51
Top News/ ‘Beleri s’na duhet në PE’. PASOK kundër Mitsotakis-Vendim për interesa partiake
23/04 10:32
Top News/ “Kosova nuk krahasohet me Qipron”, Bakojanis u përgjigjet kritikave në Athinë
22/04 15:16
Top News/ Dy shqiptarë, për president në Maqedoninë e Veriut…Kë favorizojnë sondazhet në zgjedhje?
22/04 14:46
Top News/ Serbia e akuzon për krime lufte/ Ndalon shqiptarin e Kosovës, shtetas britanik
22/04 13:57
Top News/ BE ‘i mbyll derën’ Serbisë për Kosovën / Zyrtare! Kushtëzohet integrimi me normalizimin
22/04 13:57
Top News/ Greqia zyrtare nuk do të votojë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës
22/04 11:52
Top News/ Bullgaria mund të na bllokojë!/ Pendarovski-S’do anëtarësohemi në BE deri në 2030-ën
22/04 10:38
Top News/ ‘U tregua uniteti i popullit serb’/ Lista Serbe pranon se ndikoi në zgjedhjet në Veri
22/04 09:57
Top News/ Do ta çoj mandatin deri në fund! Kryetari i Zubin Potokut: Fitoj edhe zgjedhjet e ardhshme
21/04 14:32
Top Channel/ Vajza 1 vjeç vdes për shkak të abuzimi s*ksual nga prindërit!Çfarë deklarojnë në polici
21/04 13:49
Top Channel/ Më shkarkoi regjimi serb, kryetari shqiptar i Preshevës akuzon Vuçiç: Je si Millosheviçi
20/04 22:41
Top News – Vuçiç sulm ndaj shqiptarëve/ Shkarkohet nga detyra kryetari i Preshevës
20/04 21:04
Top Channel/ Votimi në komunat serbe/ Për të shkarkuar kryekomunarët, 33 shkolla refuzojnë votimin
20/04 19:31
Top News/ Dënohet shqiptari në Greqi/Merrte makina me qira për trafik klandestinësh
20/04 13:56
Top News/ Vuçiç i zhgënjyer me motrën e Mitsotakis: Nuk foli me ne për Kosovën
19/04 15:23
Top News/ Kurti, thirrje banorëve serbë të Kosovës:Kryetarët në veri largohen me votime, jo me banda
19/04 13:38
Top News/ Sërpska mohon gjenocidin në Srebrenicë, miraton raportin e vrasjes së 8.000 myslimanëve
18/04 22:15