Top Channel/ Olimpiada Shqipëri-Kosovë! Nxënësit në garë për gjuhën shqipe
23/01/2025 19:50

Nxënësit e klasave të 9 në Shqipëri dhe Kosovë për herë të parë do të konkurrojnë në një olimpiadë të përbashkët të gjuhës shqipe. Top Channel mëson se ministritë e arsimit të dy shteteve janë dakordësuar për organizimin e olimpiadës, teksa kanë firmosur urdhrin me datat, oraret dhe vendet e zhvillimit të 4 fazave. Si fillim, nxënësit do të testohen në nivel shkolle në mjediset e institucioneve arsimore më 11 mars, ku kusht për pjesëmarrjen është pasja e notës 8 në lëndën e gjuhës shqipe në Shqipëri dhe nota 3 në Kosovë, e prej tyre do të përzgjidhen sipas rezultateve më të mirët nëse kanë fituar mbi 85% të pikëve totale të testit. Më tej përballja do të kalojë në nivel zyrash arsimore më 20 mars; ndërsa faza e tretë do të realizohet 7 ditë pas në nivel shteti. Por cilët do të jenë fitimtarët e olimpiadës, shqiptar të Kosovës apo të Shqipërisë? Finalja e olimpiadës së përbashkët pritet të zhvillohet në Tiranë në nivel ndërshtetëror më 10 prill, ku ata që janë kualifikuar në fazat e mëparshme si absolutët e gjuhës shqipe në Kosovë dhe Shqipëri, do të konkurrojnë me njëri tjetrin për vendin e parë. Testi do të hartohet nga një grup i përbashkët mes dy shteteve. Koha në dispozicion për secilën fazë do të jetë dy orë për pyetje me një vështirësi më të lartë se ajo që bëjnë në lëndën e gjuhës shqipe në shkollë. Ndërsa në përfundim të përballjes ndërshtetërore do të shpallen rezultatet, teksa do të organizohet po në Shqipëri një ceremoni për shpërndarjen e certifikatave të nxënësve më të mirë fitues. Shpenzimet financiare për hartuesit dhe vlerësuesit e testeve në tre faza do të jenë në faturën e përbashkët të ministreve të arsimit, ndërsa faza e fundit do të mbulohet nga pala pritëse, që është përcaktuar në këtë rast Shqipëria.

Top Channel/ Protestuesit nxjerrin molotovët te Rruga e Durrësit, ja ku kishin fshehur…
20/10 14:48
Top Channel/ Policia thirrje protestuesve: Mos gjuani me gurë, largohuni, mos pengoni…
20/10 14:47
Top Channel/ Protestuesit godasin me gurë, policia përdor autobotin e ujit për t’i shpërndarë
20/10 14:25
Top Channel/ Kontrolle telefonash dhe pretendime për dhunë, Avokati i Popullit publikon gjetjet pas…
20/10 14:24
Top Channel/ ‘Të pafytyrë’, Protestuesit i hedhin Molto policëve i kërkojnë të…
20/10 14:05
Top News – Pedagogët në krah të studentëve/ Mesazhet kundër dhunës: Studentët të dëgjohen
20/10 13:58
Top Channel/ ‘Jo me gurë jo’ protestuesit spostohen te Ministria Arsimit, të rinjtë ndalohen…
20/10 13:56
Top Channel/ Argita dhe Jamarbër Malltezi i bashkohen protestës së studentëve
20/10 13:44
Top Channel/ BBC takime me të rinj: Çfarë mendoni se duhet t`iu mësojnë shkollat sot?!
20/10 13:44
Top Channel/ “Ju keni shtypur zërin e protestës”, protestuesit mblidhen para bashkisë Durrës
20/10 13:39
Top Channel/ Protesta në ditën e 8, blindohen dritaret e ministrive, edhe pedagogët në mbështetje…
20/10 13:24
Top News – Vrasja e vëllezërve në Kamëz. Konflikti për një mur, policia mbron familjen e autorit
20/10 13:18
Top News – Dialog??? Studentët i përgjigjen me pankarta ftesës së Ramës
20/10 13:06
Top Channel/ Protesta e studentëve, shkrimtarja Rita Petro: I mbështesim, të ulen gjakrat…
20/10 13:04
Top Channel/ Edhe gjimnazet i bashkohen protestës, pedagogët mbështesin studentët
20/10 13:01
Top News – Pamjet me dron nga protesta e pedagogëve dhe studentëve
20/10 12:56
Top News – Griset ftesa për dialog, studentët i kthejnë mbrapsht karriget e Ramës
20/10 12:55
Top Channel/ Protestat e dhunshme, Balla pas mbledhjes së PS: Gjaku i policëve është gjaku i shtetit
20/10 12:50
Top News – Rama zbret vetë në Bulevard. Nxjerr karriget bosh me ftesën e dialogut për studentët
20/10 12:50
Top Channel/ Gjyqi për të ndaluarit në protestë, Gjykata ka cilësuar të ligjshëm të gjitha ndalimet
20/10 12:49