Olaf Scholz arriti të bënte atë që në Gjermani shumë e konsideronin të pamundur: të ringjallte nga “vdekja” socialdemokratët e dorëzuar në pluhrosjen e tyre. Partia më e vjetër politike e Gjermanisë, SPD, prej shumë vitesh zvarritej në anketime. Dhe nëse në zgjedhjet e së djelës, tabelat e exit poll-eve gdhendën fitoren e saj, kjo i detyrohej padyshimin më të vogël liderit jo fort karizmatik, por mjaft të sinqertë e të zotë tësaj.