Top Channel/ “Nuredini më tha ‘mbaroi Bujari’”, Erion Alibej ‘zbërthen’ skemën e vrasjes së bujshme
17/06/2025 23:07

I penduari i drejtësisë, Erion Alibej vazhdon të dëshmojë në gjykatën e posaçme për vrasje të bujshme. Siç raporton gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, Alibej ka rrëfyer lidhur me ekzekutimin e Bujar Çelës, vëllait të Talo Çelës, si një nga ekzekutimet më të bujshme në Elbasan. Alibej thotë se së bashku me Nuredin Dumanin, Çelën e kanë konsideruar si ‘shënjestër të thjeshtë’. Ai tregon se kush ua siguroi makinën, si e dogjën dhe si u bë pagesa. “Pas vrasjes së Kapllanit komunikova me Nuredinin për Bujarin. Ishte shënjestër e thjeshtë. Pas ekzekutimit të Kapllanit, të nesërmen çunat e Fushë-Krujës, sollën një makinë EClass për punë, për ekzekutim. Në fillim makina ndenji tek një lokal tek kryëzimi i Cerriku. Ndërsa çunat e Fusha Krujës, Enver Diva dhe Besmir Xhixha, erdhën me një “Renault” të bardhë. Në lidhje me lokalin ku u ekzekutua kishim informacion shumë kohë më parë. Pasi u caktua mëngjesi, për ekzekutim tek kafja, në fillim, e pritën tek shtëpia. Një komshi i shtëpisë afër i pa çunat me maska dhe për këtë u larguan. Tek kafja në fillim kanë qëlluar çunat e Fushë Krujës, më pas ka qëlluar dhe Nuredini. Pasi ka ndodhur, Nuredini më ka njoftuar “mbaroi Bujari”. Makina “renault” është djegur 8 km më larg. Ndërsa çunat e Fushë Krujës kanë ikur në Fushë Krujë. Unë ndërkohë kisha edhe radiot e policisë. Mua më telefonoi një oficer, Agim Lleshi, me të cilin kisha kontakt. Më tha, që po shkonin në vendngjarje, se ishte vrarë vëllai i Talos. Kam dërguar 60 a 70 mijë euro tek një karburant në Vore. Nuk mbaj mend aty i morën cunat e Fushë Krujës, apo Nuredini. Të nesërmen, e pashë nga kamerat që po vinte një autokolonë policie. E dija që ishin për arrestim. Nuk kam bërë rezistencë. Kam plotësuar ato formularët. Më arrestuan e që nga ajo ditë jam këtu. Çunat e Fushë Krujës nuk i kisha parë asnjë herë. Verem kur u vra Kapllani, ne e kemi marrë vesh të parët. Klevis Kapllani punonte si shofer me rrogë mujore i Nuredinit, që ai të mos përdorte taksi. Ishte një Audi A6, model i vjetër. Çunat e Fushë Krujës e kanë gjetur të ekzekutuar. Si fytyra, çunat e Fushë Krujës nuk i kam parë. Në ‘sky’ kisha kontakte me ta. Biseda të shkurtra. I kam pyetur ndonjëherë për Nuredinin”, ka rrëfyer me detaje Erion Alibej.

Top Channel/ Burnham letër Albin Kurtit: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale
08/11 20:15
Top Channel/ Gjykata nxjerr nga qelia mësuesin, u akuzua nga 7 nxënëse për ngacmim
08/11 19:59
Top Channel/ Elektricistët, 9 viktima në një vit! Ekspertët: Situatë alarmante
08/11 19:54
Top Channel/Alarmi për qumështin me aflatoksinë, analizat zbulojnë nivelin më të larta se norma e BE
08/11 19:49
Top Channel/Zgjedhorja, PD-PS rikthehen në tryezë, mblidhet të hënën Komisioni pa akord për agjendën
08/11 19:44
Top News- Parandalohet vrasja në Vlorë/ Tentoi të nxirrte armën gjatë sherrit, ndërhyn policia
08/11 19:20
Top Channel/ Sulmet ruse lënë mijëra banorë pa energji, Putini godet ekonominë e Ukrainës
08/11 19:09
Top Channel/ TikTok në telashe me BE-në! Algoritmi rrezikon shëndetin mendor
08/11 19:09
Top Channel/ Japonia thyen traditën shekullore! Qentë dhe macet marrin bekimin e fëmijëve
08/11 19:08
Top News- Autoboti me qumësht përplaset me motorin, aksident në aksin Fier-Libofshë
08/11 18:33
Top News- ‘Kam themeluar pluralizmin’/ Berisha: Studentët në Shqipëri, s’kanë lidhje me Serbinë
08/11 18:30
Top Channel/ Aksident në aksin Fier-Libofshë, autoboti që transportonte qumësht përplaset me motorin
08/11 18:23
Top News- Kosova në BE, rruga ‘kalon nga Serbia’/ Aplikimi për anëtarësim s’ka mbërritur në komision
08/11 18:00
Top News- Kapet 41-vjeçari në Barcelonë, i dënuar dhe akuzuar për krime kundër personit
08/11 17:30
Top News- “Drejtoni gjoksin, shpatullat drejt, këmbët bashkuar”, fjalët që çuan mësuesin në burg
08/11 17:07
Top Channel/ Buxheti për bashkitë më 2027/ Llogariten fonde edhe për 15 që do të shkrihen
08/11 15:05
Top Channel/ Bujqësia, “tkurren” subvencionet/Rriten fondet për administratën dhe ulen për fermerët
08/11 15:02
Top Channel/ Helmimi në Vlorë dyshohet nga uji/ 7 fëmijë ende në spital, analizat tregojnë për…
08/11 14:50
Top Channel/ Zjarr në një godinë pranë lagunës së Nartës, flakët rrezikojnë pyllin me pisha
08/11 14:46
Top Channel/ Berisha: Serbia s’kishte opozitë si ne/ Kreu i PD flet pë protestën dhe fton partitë…
08/11 14:44