Top Channel/ Nuk pyet për variantin Delta, Italia vendos heqjen e maskave!
22/06/2021 15:12

Nga 28 qershori, Italia ka vendosur të heqë detyrimin për mbajtjen e maskës në ambiente të jashtme. Qveria italiane vendosi ta hedhë këtë hap nisur nga fakti që numri i infektimeve me Covid 19 dhe i shtrimeve në spital ka rënë ndjeshëm. Detyrimi për maskat ishte vendosur që tetorin e vitit të kaluar, kur fqinji ynë përtej Adriatikut, një ndër shtetet që u prekën më rëndë prej pandemisë, po hynte në valën e dytë të koronavirusit dhe autoritetet po luftonin për të frenuar rastet në rritje.“Nga 28 qershori, ne do te heqim dorë nga mbajtja e maskave jashtë, në zonat e bardha”, deklaroi ministri italian i Shëndetësisë, Roberto Speranza. Nga kjo datë, e gjithë Italia pritet të shpallet zonë e bardhë, cka nënkupton nivelin më të ulët të rrezikut nga koronavirusi. Per momentin, 19 nga 20 rajonet e Italisë janë të bardha, Vetëm zona veriore e Valle d'Aosta është e verdhë.Vendime të ngjashme për maskat kanë ndërmarrë edhe shtete te tjera europiane, të tilla si Franca dhe Spanja, pavaresisht shqetësimeve që ka ngjallur përhapja e shpejtë evariantit Delta të koronavirusit.Sipas shifrave të Universitetit Johns Hopkins, Italia ka regjistruar mbi 4.2 milionë raste të të infektuarve dhe mbi 127,000 viktima. Rreth 26% e italianëve janë imunizuar plotësisht kundër koronavirusit, ndërsa gati 52% kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës.

Top Channel/ Krahasimi i Trump me tmerrin bërthamor të 1945-ës, kryebashkiaku i Hiroshimës: Ai…
02/07 21:57
Top Channel/ Situata e luftës në Gaza, Netanyahu i vendosur: Nuk do të ketë më Hamas
02/07 21:56
Top News – Korrupsioni me fondet e BE. Greqi, rritet presioni ndaj kryeministrit Mitsotakis
02/07 16:57
Top News- Urat mbi Ibër ‘mollë sherri’/ Gjermania i kërkon Serbisë përgjegjësit për ‘Banjskën’
02/07 16:56
Top News – Samiti i NATO-s rriti punën / Por eskortat në Holandë u ankuan për masat e sigurisë
02/07 16:55
Top News – Rusia ‘i shpall luftë’ Gjermanisë / Përdor platforma mediatike për të mbjellë pakënaqësi
02/07 15:55
Top News – 30 mijë ushtarë të tjerë për Putinin/Koreja e Veriut s’ndalet, trefishon numrin e trupave
02/07 15:40
Top News – Përvëlimi po vjen drejt nesh! Vala e të nxehtit në Evropë zhvendoset drejt lindjes
02/07 15:34
Top News – Toka po shkon drejt rrënimit! ‘Kemi vetëm një shtëpi’, Papa reagon për klimën
02/07 15:32
Top News – ‘U harrua’ në makinë në 36 gradë / Humb jetën fëmija në Spanjë, edhe viktima të tjera
02/07 15:09
Top News – Frikë për ‘megatërmet’ / 82 për qind shanse të ndodhë shpejt, Japonia në ethe
02/07 15:09
Top Channel/ Greqia 43 gradë Celsius, metereologët: Ja kur i nxehti mbërrin kulmin!
02/07 14:54
Top Channel/ Hamasi i përgjigjet Trumpit: OK armëpushimit, nëse oferta është serioze!
02/07 14:05
Top Channel/ Zbutet Musk, miliarderi amerikan vlerëson Trump për zgjidhjen e konflikteve botërore
02/07 13:51
Top News – Irani ‘minoi’ Ngushticën e Hormuzit / Burimet amerikane: Mbushi një anije me mina detare
02/07 12:52
Top News – Bota sheh Iranin, Putin ‘bën namin’ / Avancon në Ukrainë, ‘qershor i frytshëm’ për Moskën
02/07 12:15
Top News – Dalai Lama do rimishërohet / Lideri budist do të ketë një pasardhës
02/07 12:11
Top News – Irani, gati për bombën bërthamore / ‘Mund të pasurojmë uraniumin në shkallën 90 për qind’
02/07 12:11
Top News – Këput lidhjet me agjencinë bërthamore / Irani rebelohet, presidenti ndalon bashkëpunimin
02/07 12:09
Top News – SHBA ndal armët për Ukrainën / ‘I duam për vete!’, Pentagoni bën vlerësimin
02/07 11:57