Rusia akuzoi këtë të premte forcat ukrainase për sulmin në një depo karburanti në qytetin e Belgorod, që ndodhet 40 km larg nga kufiri i Rusisë me Ukrainën, dhe 80 km nga nga Kharkiv, një nga qytetet më të sulmuara nga rusët. Nëse rezulton e vërtetë, kjo do të ishte hera e parë e konfirmuar që avionët ukrainas fluturojnë në hapësirën ajrore ruse për të goditur një objektiv.